Dyfishohet taksa edhe për tokën bujqësore

59
Sigal

Pas taksës së truallit, banesave, si dhe taksimit të ri që do vendoset për dhënien me qira të shtëpive, vilave dhe garazhdeve për turistët ditor në qytete, plazhe por edhe zonat malore, një tjetër taks do tu shtohet fermerëve dhe ka të bëjë me tokat bujqësore. Vlera do të jetë e njëjtë 0.1% për të gjitha qytetet, por çmimi bazë do të përcaktohet sipas qarqeve dhe zonave. Aty ku vlera do jetë më e madhe edhe detyrimi do jetë më i lartë. Ja shembujt !

  • Banesat do të taksohen sipas çmimit dhe jo sipas sipërfaqes , çka do të thotë që  një person mund të ketë një të njëjtën sipërfaqe banese me  dikë tjetër, qoftë edhe në të njëjtin pallat . Psh; njëri në kat të katërt ka një apartament 100 metër dhe  ai në kat të pestë e ka po ashtu 100 metra . Ai në kat të katërt nuk e ka bërë rivlerësimin  e banesës sipas ligjeve që nxjerr qeveria herëpas here që  i bënë me 2% ose me 1% rivlerësimin e çon në kuotën e kohës , personi x  e ka lënë se ska patur mundësi dhe e ka lënë çmimin e vetë  psh; me 1 mijë euro, 100m2 -100 mijë euro, kurse personi y e ka çuar me 1500 euro , që i thonë 150 mijë euro. Për të njëjtën shtëpi , ku një kat lëviz nga njëri –tjetri , por vetëm se x se ka bërë rivlerësimin, tani kur vjen puna për të paguar nuk do paguajnë më 100 m2 sa ka secili x dhe y, por sa është vlera e shtëpisë. Pra, personi y do paguajë x% të 150 milionëshit, kurse personi x do paguajë x % të 100 milionëshit. Pra i bie të paguaj 50% më shumë, gjë që është alarmante përsa i përket këtij ngërçi që vë në vështirësi dhe vetë ‘sinqeritetin’ e  vetë qeverisë dhe të shtetit sepse nuk duhej që një gjë e tillë të bëhet, pasi nuk ka më njeri dëshirën e madhe për të  bërë rivlerësim shtëpie pasi edhe kur e rivlerëson shteti nuk ta quan si shpenzim atë që ka bërë vlerën , që mund tëë jetë e barabartë me këtë shumë që do paguajë ai gjatë viteve. Dhe e dyta u diskutua që edhe qytetarët që do japin një shtëpi apo dhomë për arsye turizmi, qoftë në Tiranë apo në zonat bregdetare do të taksohen dhe duhet të bëjnë regjistrimin në polici, ministri, QKB etj.,. Tashmë shteti për shkak të mungesës së paratva ka nisur aksionin edhe në këto lloj aktivitetesh, pasi pjesën e luanit me para e kanë gllabërua koncesionet, arbirtazhet dhe pamundësia për të paguar pensionet, pasi piramida është përmbysur me bazën lart, të rinjtë kanë ikur, bizneset kanë falimentuar . Dhe pikërisht nuk është e largëti dita që kjo piramidë të zerë shtetit përmbys. Në vijim të projektligjit ku priten taksime dhe vështirësi për qytetarët, mëlart do të lexoni dhe si do fuksionojë taksimi për tokat bujqësore:

  • Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh,  parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. 
  • Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë? SCAN ka siguruar shembujt të një barre tipike tatimore të ndërmarrë nga Ministria e Financave, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori në bashki të ndryshme.Konkretisht, në Bashkinë Tiranë, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli aktual i taksës është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 1000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 10 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %,  dhe taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 10 mijë lekë.Nëse do marrim si shembull Bashkinë Lushnje, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli i taksës aktuale është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 700 lekë/m2, vlera e taksueshme është 7 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 7 mijë lekë.Pra e thënë ndryshe, edhe në këtë rast, përqindja e aplikuar për tokën bujqësore do të jetë e njëjtë për çdo bashki, në bazë të vlerës së tokës, dhe në ato njësi ku vlera është më e madhe, detyrimi për tu paguar nga qytetarët që disponojnë parcela bujqësore do të jetë më i lartë.Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.Për momentin kujtojmë se për kategorinë e parë, taksa është 5600 lekë/ha në vit, për kategorinë e dytë të tokës bujqësore taksa është 4900 lekë/ha në vit, për kategorinë e tretë, 4200 lekë/ha në vit dhe për kategorinë e katërt, 3600 lekë/ha në vit. Për kategorinë V, pronarët do të paguajnë 3000/ha në vit, për katëegorinë VI 2400 lekë/ha në vit dhe për kategorinë VII-X, 1800 lekë/ha në vit.