Covid-19 lë pa punë edhe “Spiunët popullor”

536
Sigal

Covid-19 ka ndëshkuar edhe qindra “Spiunë popullorë” apo “Kaleca” siç njihen në opinionin qytetar. Për shkak të izolimit,bizneset dhe lokalet janë të mbyllura dhe për pasojë ka rënë ndjeshëm raportimi i “Kalecëve”. Edhe ato pak raste që janë evidentuar kanë qënë kryesisht me telefonata,për persona që hapnin dyqanin ,apo për pensionist që dalin pa leje gjatë javës. Kjo krijuar edhe një konflikt social sepse “Kalecët” gjatë kohës që kanë dalë për “punë” kanë spiunuar njëri –tjetrin për dalje jashtë orarit pa e ditur se janë “shokë” në misionin e madh të spiunllikut. Madje disa prej tyre janë të zhgënjyer nga qeveria sepse nuk po marin”pagën e luftës”  për kohën që kanë qënë të mbyllur. Shërbimet e tyre funksionojnë  në mbështetje të ligj 70/2014, datë 10. 07. 2014 , ndërsa VKM e detajuar e rifutjes në veprim të “spiunëve popullorë”, u trajtua dhe u hartua pas kërkesës dhe propozimit të ish- ministrit të Brendshëm Tahiri për të siguruar efiçencë në para dhe pas zbulimin e kriminalitetit, si një hap që krijon efiçencë në punën hetimore të policies. Ky propozim është mbështetur  edhe  nga ish- ministrit të Financave  Cani si pjesë e politikave financiare që do ndikojë në zhvillimet e vendit por edhe në rritjen e të ardhurave buxhetore.

“Spiunët” e ndërmarrjeve në gjumë, 612 njësi të ngritura por sinjalizuan vetëm tre raste në publik e privat

Në gjithë vendin janë të paktën 612 njësi të ngritura pranë insitucioneve publike dhe private që kanë detyrimin e të pasurit të një sinjalizuesi (bilbilfryrësi) sipas parashikimeve të ligjit të vitit 2016. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit raportoi se vitin e shkuar kanë funksionuar 168 njësi përgjegjëse në sektorin publik dhe 444 njësi në sektorin privat. Detyrimin për të pasur një njësi të tillë e ka çdo instiucion që ka më shumë se 100 punonjës dhe kjo njësi shihet si një mekanizëm efikas kontolli për ndërmarrjet apo instiucionet që veprojnë në dëm të interesit publik apo zbatojnë praktika të jashtëligjshme dhe abuzuese. Por pavarësisht numrit të lartë të njësive të ngritura duket se 87.5 për qind e atyre në sektorin publik pra në shtet kanë denjuar të paraqesin një raport mbi situatën e instiutcionit, ndërkohë që në privat situata paraqitet edhe më indiferente ku kanë raportuar vetëm 55 për qind e njësive përgjegjëse. Por në raportet e instiucioneve nuk duket të jetë konstatuar ndonjë denoncim rastesh abuzimi sikurse pritet nga këto struktura. Madje nga 391 raporte ka vetëm tre raste të sinjalizuara që mund të trajtohen sipas ligjit në fuqi. “Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë ka marrë dhe administruar 147 raporte vjetore nga Njësitë Përgjegjëse pranë autoriteteve publike, ku nga analizimi i tyre konstatohet se në 2 Njësi Përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste në kuadër të Ligjit nr. 60/2016. Në lidhje me Njësitë Përgjegjëse pranë sektorit privat janë marrë dhe janë administruar 244 raporte, ku nga analizimi i tyre konstatohet se në 1 Njësi Përgjegjëse janë paraqitur dhe trajtuar sinjalizime në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 60/2016. Gjithashtu, gjatë vitit raportues, në ushtrim të kompetencave ligjore, si mekanizëm i jashtëm raportimi për sinjalizimin dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja, Inspektorati i Lartë ka regjistruar dhe trajtuar në total 14 raste sinjalizimi dhe 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja të ardhur nga sektori publik” thuhet në raport.

Çfarë janë bilbilfryrësit

Ligji “Për sinjalizimin dhe sinjalizuesit” vendos si kriter që në çdo institucion publik me më shumë se 80 punonjës dhe çdo biznes me më shumë se 100 punonjës duhet të ketë një strukturë të veçantë. Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme.

Ja historiku i “Spiunëve Popullor” ose “Kalcëve” që nga dita e themelimit të organizatës së tyre.

01

  “Spiunët popullorë” në ditët e para të  2015-ës

Policia rikthen “1200-shat”, 15% “fond special” nga buxheti i ministrisë

Ndërsa flitet për hapje dosjesh të ish-policisë sekrete, qeveria “Rama”, menduar që të rindërtojë rrjetin e spiunëve “vullnetarë” të policisë, duke miratuar një VKM të posaçme, lidhur me pagesat e spiunëve që ndihmojnë policinë e shtetit. Vendimi është hartuar prej “ekspertëve” të këtij “zanati” dhe është miratuar në datën 5 nëntor  2014, në një mbledhje të veçantë të qeverisë.

Rikthehen “spiunët popullorë” me pagesa, pseudonime, kode e pajisje sekrete për përgjim e raportim

 

Në këtë mbledhje, u miratua së pari vlera e “fondit të posaçëm” për të paguar informatorët që nuk janë strukturë organike e policisë së shtetit, por janë “agjent popullorë” ose “1200-shat”, siç quheshin përpara vitit 1990, ata që sot gjenden me emër dhe veprimtari në dosjet e pa hapura të ish-sigurimit të shtetit dhe që më aktivët e efiçentët paguheshin çdo muaj, sa pagesa mujore mesatare e 1 ish-kooperativisti. Vendimi për pagesën e “spiunëve popullorë”, përcakton masën në buxhetin total të policisë së shtetit, kushtet dhe kriteret shpenzimit të fondit të posaçëm. Sipas Ligjit Nr. 70/2014, datë 10. 07. 2014 “Për shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesat (spiunllëqet e vlefshme) që depozitohen në Ministrinë e Brendshme, do të ndërtohet një strukturë bazë me “informatorë popullorë”, të cilat do të mbulojnë me vrojtim e raportim individë, grupe e zona të caktuara, si dikur ish-“1200-shat” e ish-sigurimit të shtetit. Ky ligj dhe kjo VKM e detajuar e rifutjes në veprim të “spiunëve popullorë”, u trajtua dhe u hartua pas kërkesës dhe propozimit të ministri të Brëndshëm Tahiri për të siguruar efiçencë në para dhe pas zbulimin e kriminalitetit, si një hap që krijon efiçencë në punën hetimore të policies. Ky propozim është mbështetur  edhe nga  ministri i Financave  Cani si pjesë e politikave financiare që do ndikojë në zhvillimet e vendit por edhe në rritjen e të ardhurave buxhetore.Burime nga brenda policisë, thonë se 60% e kontingjentit të spiunëve që do të riaktivizohen, do të jenë elementë nga radhët e ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, të moshës 55-60 vjeç, kjo për shkak të “eksperiencës’ që ata kanë në shërbimin e përgjim-raportimeve të elementëve “negativë’! ende nuk janë përcaktuar pagat që ata do të marrin, por kjo do përcaktohet nga rëndësia e përgjimeve dhe informacioneve që do të jepen, ndërkohë që mendohet se do ketë një pagë bazë, sa një pension minimal qytetit, edhe në rastet kur për shkaqe objektive e kushte specifike të përgjimit, ata nuk kanë “kapur” dot informacion. Rregulli bazë i rekrutimit është edhe ky: ata që dekonspirohen, do të tërhiqen në mënyrë të heshtur, pa të drejtë rikthimi në “profesionin” e spiunit dhe pa asnjë të drejtë përpirje të informacioneve që “kanë kaluar në dorë”, në të kundërt, do të trajtohen penalisht për nxjerrje të sekretit shtetëror. Sipas VKM, vlera financiare e fondit të posaçëm për “1200-shat” është caktuar në masën 15% të vlerës së buxhetit vjetor të shërbimit për çështjet e brendshme që trajton policia.

Sipas ligjit, fondi 15% për informacionet, përdoret për këto kategori:

– Shpërblimin e personave (“1200-shave”) që bashkëpunojnë me shërbimin policor.

– Për sigurimin, vërtetimin dhe dokumentimin e informacionit që dërgojnë “1200-shat”

– Për blerje dhe shërbime të drejtpërdrejta të mjeteve e pajisjeve të përdorimit sekret të punës informative, me të cilët do të pajisen “1200-shat”;

– Për marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve në funksion të policisë e “1200-shave”, për të kryer të sigurt dhe me efiçencë veprimtarinë informative dhe hetimore.

– Për kryerjen e veprimeve informative nga “1200-shat” dhe operacioneve e testit të integritetit.

– Për veprimtaritë hetimore dhe në këtë rast përbëhet nga shpenzime për oficerin dhe agjentin e Policisë Gjyqësore ose personin e autorizuar si “1200-sh”, gjatë kryerjes së operacioneve, ku përdoren teknika të posaçme hetimi (përgjime, veprime të simuluara dhe infiltrime).

Shpërblimi për spiunët:

– Shpërblimin e personave (“1200-shave”) që bashkëpunojnë me shërbimin policor.

– Për sigurimin, vërtetimin dhe dokumentimin e informacionit që dërgojnë “1200-shat”

– Për blerje dhe shërbime të drejtpërdrejta të mjeteve e pajisjeve të përdorimit sekret të punës informative, me të cilët do të pajisen “1200-shat”;

– Për marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve në funksion të policisë e “1200-shave”, për të kryer të sigurt dhe me efiçencë veprimtarinë informative dhe hetimore.

– Për kryerjen e veprimeve informative nga “1200-shat” dhe operacioneve e testit të integritetit.

– Për veprimtaritë hetimore, dhe në këtë rast përbëhet nga shpenzime për oficerin dhe agjentin e Policisë Gjyqësore ose personin e autorizuar si “1200-sh”, gjatë kryerjes së operacioneve, ku përdoren teknika të posaçme hetimi (përgjime, veprime të simuluara dhe infiltrime).

O2

Bilanci i “Spiunëve  popullorë”  në fund të  2015

Qeveria “ç’gradon” 350 “spiunët tatimorë”, nuk jep pagat dhe lekët e harxhuara si “karem”

Vetëm 1 muaj pas “gradimit” dhe hedhjes në terren, të një “batalioni” prej 350 spiunësh që do të kryenin misionin për zbulimin e bizneseve që nuk jepnin kuponë tatimor dhe për dorëzimin e provave të abuzimit tek shërbimet tatimore, “spiunët” tatimorë janë “ç’graduar” përsëri me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Burime nga Ministria e Financave, konfirmuan për gazetën “Telegraf”, se dje në mbrëmje, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ideatori i skemës së “spiunëve” të kuponëve tatimorë brenda veprimtarisë së biznesit, ka marrë një urdhër të formës së prerë prej kryeministrit Edi Rama, për të nxjerr jashtë “shërbimit” 350 spiunët, të cilat ishin rekrutuar 30 ditë më parë. Këta “spiunë terreni” në shërbim të realizimit me efiçencë të aksionit kontrollues e ndëshkues të tatimeve, janë hedhur në veprim në datën 20 tetor 2015, ose më saktë 1 muaj më parë, si strukturë “agjenturore zbuluese” në varësi dhe ndihmë të shërbimit tatimorë, për të përgjuar, regjistruar “me zë e me figurë” dhe për të raportuar ato biznese, të cilët gjatë furnizimeve, shitjeve dhe shërbimeve që kryenin, nuk jepnin kuponë tatimorë. Që nga sot, pas urdhrit të djeshëm të dhënë prej kryeministrit Rama, 350 “spiunët” e biznesit nuk do të jenë më në terren. “Spiunllëku” i tyre zgjati vetëm 30 ditë, periudhë në të cilën, thuhet se ata kanë depozituar në 12 drejtoritë rajonale tatimore mbi 110 mijë informacione me emra lokalesh e shërbimesh, prej të cilëve nuk jepeshin kuponë tatimorë edhe pse ekzistonin kasat fiskale, kryesisht “Bar-kafe”, dyqane “Fruta-Perime”, gjellëtore, shërbime artizanati e kudo ku “spiunët” kishin mundësi të depërtonin e të zbulonin. Kujtojmë vendimin e shpallur nga Ministria e Financave, që për pagesën e punës së tyre dhe “dietat” që ata do të përdornin si “karrem” nëpër kafene, shërbime e tregje gjatë “përgjim-zbulimit”, shteti do të paguante 100 milionë lekë, ose 2% nga të ardhurat e tatimeve, më saktësisht nga të ardhurat e gjobave që do t’’u viheshin bizneseve, duke e specifikuar këtë fond me urdhër të Ministrit të Financave, si “Shpenzime për investime për përmirësimin e infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese të personelit të administratës tatimore, ose për kryerjen e një shërbimi me rrezikshmëri të veçantë”, siç është rasti i shërbimit agjenturor zbulues të bërë prej 350 spiunëve të rekrutuar si “syri” i tatimeve në terren. Sipas burimit të informacionit, ideatori, financuesi zyrtar dhe urdhëruesi i rekrutimit të 350 “spiunëve”, ka kërkuar prej kryeministrit, që bashkë me largimin, t’u bëhej edhe likuidimi për “spiunllëqet” e bëra gjatë 1 muaji, por kjo kërkesë e shefit të 350 “spiunëve tatimorë” nuk është pranuar nga shefi i qeverisë, duke mos i dhënë asnjë shpjegim. Tashmë, mbetet që mos dhënien e pagesës së 350 “spiunëve” për 30 ditët e veprimtarisë agjenturore, ta justifikoj vetë ministri Cani. Mësohet, se dje ministrit Cani i është propozuar një variant justifikimi, për t’i përcjellë me këtë motiv: “Nuk keni pasur efektivitet dhe saktësi në informacione, ndaj nuk do të paguheni”.

03  

 “Spiunët popullorë” gjatë 2016

Policia nuk u jep pagesat 1100 “informatorëve popullorë”, ata kërcënojnë me bojkot të spiunimeve

Redaksia e Gazetës “Telegraf”, ka marrë dje një telefonatë anonime, nga një informator anonim i Policisë së Shtetit, i cili ka kërkuar të denoncohet fakti, që këtij denoncuesi dhe afro 1100 “kolegëve” të tij të shumtë që informojnë “konfidencialisht” në numrat 129 e 112 të policisë, ose në numrat e inspektorëve të zonave, nuk u janë shlyer pagesat e spiunllëqeve që kanë bërë në polici, paçka se ato kanë qenë të vlefshme e janë përdorur duke zbuluar krimet e për të kapur autorët e tyre, ose duke parandaluar krime të ndryshme! Sipas denoncuesit “informator i policisë”, këto pagesa janë bllokuar prej Ministrisë së Brendshme dhe ata po sorrollaten me premtime boshe. Faktikisht, “informatorët popullorë” punojnë mes sakrificash edhe jetësore, paçka se janë “ilegalë” dhe njihen me “kode numerike” e jo me emrat real, ose me emra fallco të miratuar nga polici. Emrat e tyre të vërtetë i dinë vetëm disa persona, të cilët dënohen e përjashtohen nga shërbimi policor, nëse dikush prej tyre dekonspirohet. Sipas ligjit në fuqi dhe VKM-së së posaçme, ata janë angazhuar e “atashuar” si “spiun”, pas një “thirrjeje” të bërë prej Ministrisë së Brendshme, për bashkëpunim kundrejt pagesës për çdo spiunllëk të vlefshëm, për të cilët pagesa bëhet sipas rëndësisë së çdo spiunllëku! Mirëpo ata ankohen, se këto spiunime nuk po u paguhen qysh prej 1 janarit 2016, ndërkohë që janë edhe afro 330 “informatorë popullorë”, që ende nuk kanë marrë pagesat e plota as për periudhën 1 korrik 2016-31 dhjetor 2016. Kjo zvarritje e tej-zgjatur e pagesave, ka detyruar shumë prej informatorëve, që të zhgënjehen e të heqin dorë nga spiunllëqet, ose të pakësojnë volumin e punës, duke bërë presion për pagesat! Mirëpo edhe policia nga ana e saj, ka nisur presionin, duke i paralajmëruar “me stil” se nëse shkëpusin lidhjet, ose nëse ulin ritmin e informacioneve, do t’i dekonspirojnë në lagje, në qendrat e punës dhe rrjetet sociale, për t’i diskretituar, mbasi siç dihet “puna e spiunit” cilësohet e trajtohet si një “turp” në shoqërinë shqiptare. Mirëpo edhe ky presion, nuk i ka stepur “informatorët popullorë”, duke kërkuar ndërhyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të ministrit Tahiri e madje edhe të kryeministrit, prej nga thuhet se u është kthyer përgjigje premtuese për shlyerje të shpejt të pagesave të spiunllëqeve. Fakti është ky: Vonesa e pagesave edhe me 6 muaj e të disave edhe me 1 vit, ka krijuar një rënie të numrit të informacioneve që i vinin më parë policisë, gjë që ka krijuar një ngërç informacionesh për “veshin” e policisë së shtetit. Sipas burimeve nga policia, “informatorët popullorë” sillnin volumin më të madh të spiunllëqeve. Informacionet e tyre janë përcaktuese për mbarëvajtjen e punës së policisë në luftën kundër krimit, mbasi është fakt që në policinë e shtetit mungon fuqia profesionale e strukturës së agjentëve dhe inspektorëve policorë e hetimorë në terren, për të “kapur e zbuluar” çdo gjë “anti-ligj” që ndodh në qytet, në fshat, në lagje, në bllok, në rrugë, në tregje, në lokale e pallate! Pagesat e caktuara për “informatorët popullorë” kanë çmime të ndryshme për çdo spiunim. Kjo pagesë ka nxitur shumë persona në nevojë ekonomike që të rekrutohen, shumica duke kërkuar vetë që të bëjnë punë e spiunit në qytet, në bllok, në fshat, në qendër pune, në mjedise publike e kudo ku atyre u caktohet “zona e shërbimit”. Ata kanë qenë e janë të suksesshëm në “detyrë”, duke e mbushur policinë me informacione të çdo lloji, shpesh edhe shumë të rëndësishme për krime të veçanta që mund të zbulohen vetëm nga “syri dhe veshi i popullit”. Një fakt: Afro 80% e informacioneve mbi të cilët policia nisur hetimet, ka organizuar operacionet dhe ka finalizuar aksionet, kanë si burim “spiunët popullorë” me pagesë. Por pavarësisht volumit dhe suksesit të tyre në “punë”, spiunëve popullorë nuk po u jepen pagesat, sidomos spiunëve të Tiranës, Elbasanit, Mirditës, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Dibrës, e Gjirokastrës.

Burime nga brenda Policisë së Shtetit, thonë se 60% e kontingjentit të spiunëve popullorë që janë në “shërbim”, janë ish-spiunë të sigurimit të shtetit, të moshës 50-65 vjeç, të rekrutuar por edhe të evidentuar dhe riaktivizuar me dëshirë për pagesë, me dëshirë si “sëmundje e vjetër”, por edhe me pak presion për të kaluarën e tyre, duke shfrytëzuar “eksperiencën’ që ata kanë në aktivitetin e përgjim-raportimeve të elementëve “negativë’. Sipas Ligjit  pagesa vjetore e “informatorëve popullorë” është sa 15% e buxhetit vjetor të Policisë së Shtetit.

 

Som

Kjo pagesë edhe pse është planifikuar në buxhetin vjetor të policisë, nuk po u jepet siç u dha muajt e parë të “punës”! Ndaj kanë reaguar edhe me paralajmërimin se do të ndërpresin “spiunimet”! Madje ata denoncojnë e nuk pranojnë edhe padrejtësinë tjetër, që me “urdhër të brendshëm” të kupolës së Ministrisë së Brendshme u është ulur me 20-30% çmimi i spiunimeve që dërgojnë në polici.

 

04

Në vitin 2017 ,bilbilfryrësit bënë pushim për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme dhe meqense u realizua marja e timonit vetëm u pa e arsyeshme që   nga tepsisa të mos nxirej më asnji qindarka as gjatë vitit 2018, pasi “bilbilfryrësit” apo “informatorët popullorë” që në opinion njheshin si “Kalec” nuk nevoiteshin më ,pasi  qëllimi që ata u ngritën ishte të trëmbnin dhe godisnin aleatat e “Rilindjes” dhe jo ti nxirnin bojën vetes.

05

Kryeministri Rama hedh në tregun e spiunazhit “vuvuzelat” e universiteteve

Spiunët popullorë” riaktivizohen në  shtator, 2019

 

Pasi dështoi me ligjin e “Bilbilfryrësve” për të spiunuar administratën publike dhe private, kreu i “Rilindjes” hap vende të reja pune për studentët si spiunë me pagesë kundër pedagogëve dhe dekanateve, në këmbim të një burse falas. Ky akt zbeh premtimin për metirokracinë dhe ekselencën e studimeve  në universitete. Pasi dështoi ligji i “Bilbilfryrësve”, për të spiunuar drejtuesit dhe nëpunësit e shtetit kryeministri Rama hedh në “tregun” e spiunazhit “vuvuzelat e reja” kundër pedagogëve. Të gjithë studentët që do të marrin bursë nga qeveria, do të jenë “fuksa” dhe spiunë! Kështu ka publikuar kryeministri Rama një VKM të qeverisë, ku do të shpërblehen me bursë nga shteti të gjithë studentët që do spiunojnë pedagogët, dekanët, rektorët, por edhe shefat e kuzhinës në mensën studentore dhe të konvikteve.

Dështimi i spiunëve “bilbilfryrës”

Ka dështuar tërësisht ligji i “Bilbilfryrësve” i qeverisë së kryeministrit Rama, sepse në prokurori dhe në gjykata nuk ka mbërritur asnjë spiunllëk për zyrtarët e lartë të administratës publike. Në fakt, “spiunët bilbilfryrës” deri tani e ka bërë Opozita, madje edhe falas, derisa ka denoncuar çdo ditë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me koncesionet dhe tenderët, por që për prokurorinë nuk ka asnjë problem korrupsioni, derisa nuk ka hetuar asnjë denoncim, edhe pse raporti i DASH për 2018 e rendit Shqipërinë si vendi më i korruptuar në rajon.