Policin e ”përvëlon” karantina,bën gjeste të turpshme në mes të rrugës, me makinën e shtetit (Video)

365
Sigal

Ditët e gjata në karantinë, duket se e kanë bërë një punonjës të Polícisë së Shtetit në Tiranë, që të bëj gjeste të pazakonta në mes të rrugës. Në një video që është publikuar së fundi në media, një polic, shihet duke kapur nga të pasmet një vajzë në rrugë.

Në video shihet një makinë, me logon dhe dizenjimin e Policisë Shqiptare, me targë AA 589 RR, e cila qëndron në mes të rrugës dhe aty shkon një vajzë. Polici, pamja e të cilit nuk shihet në video, duket se nuk i reziston dot të pasmeve të vajzës, që mund të jetë dhe e dashura e tij.

Ai nxjerr dorën nga xhami, e ul  pas dhe prek vajzën nga të pasmet, duke mos u shqetësuar se është në orarin e punës, i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, është në automjetin e shtetit shqiptar të paguar nga taksapaguesit për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Pamjet janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, dhe komentet e mëtejshme po ua lëmë juve.