Largimet nga puna, 31 mln euro dëme në buxhet, Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella: E paralajmëruam

582
Sigal

“Institucionet shtetërore kanë paguar një faturë të lartë lidhur me shpenzimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna apo uljet në detyrë për punonjësit. Gjatë vitit të kaluar detyrimet për humbjet e proceseve gjyqësore arritën në 3.9 miliardë lekë ose rreth 31.4 mln euro” kjo sipas raportit të KLSH (Këshilli i Lartë i Shtetit).

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ka reagur në lidhje me këtë çështje duke u shprehur se që në vitin   2016, INFOCIP kishte paralajmëruar për koston e rëndë në buxhet nga pushimet e padrejta nga puna.

“Nje vit me pare, ne kishim filluar programin e monitorimit te eficences se gjykatave administrative. Teksa te dhenat u mblodhen, vume re se rreth 50-60% e totalit te ankeseve ne shkalle te pare perbehej nge cashjtje me objekt pushimet nga puna. Ne vitin 2017 dhe 2018 ne perllogaritem demin e konomik te prodhuar vetem nga gjykimet qe moren vendim te formes prere ne Apelin Administrativ, nje total prej 15 milion eurosh demshperblimesh qe buxheti i shtetit (taksapaguesit shqiptare) do te duhet te paguan per llogari te atyre qe kishin fituar gjyqet me shtetin. Bazuar ne ngarkesen e gjykates dhe ne ceshtjet ende ne shqyrtim ne beme nje projeksion per vitin 2019 qe do ti kalonte 20 milion euro…KLSH ishte i ftuar ne tryezen kombetare te vitit 2018 ku u diskutuan keto te dhena në prezencë të Presidentit të Republikës dhe krerëve të gjykatave (mars 2018)…Ajo qe na habiti me shume se cdo gje, ishte nderprerja e menjehershme qe i bene programit tone te monitorimit mekembesit shqiptare te partnereve tane suedeze…ndoshta menduan se duke mbyllur programin, do mbyllnin dhe problemin…eh, medet o qerret…!”përfundon Shella.