COVID-19/ Banorët e lagjes 8 në protestë: E kemi mbështetur me votë, Rama të na ndihmojë

478
Sigal

Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar mesditën e sotme për kërkesa jetike si ushqimi, në pamundësi për ti siguruar vetë në këto ditë të vështira që po kalon vendi dhe mbarë bota.

Ata janë shprehur të indinjuar nga indiferenca e pushtetit vendor dhe atij qëndror, të cilët sipas tyre nuk kanë bërë asgjë për t’ju gjendur pranë qytetarëve. “Edi Ramën e kemi mbështetur me votë për të ardhur në pushtet, sot është dita që ai të na ndihmojë për të jetuar”, shprehet një prej banorëve.

Të paqarta për qytetarët mbeten kufizumet e reja të aplikuara nga qeveria, që sipas tyre janë zgjedhje shumë e mirë për mos përhapjen e virusit, por penalizuese për kategoritë që nuk kanë asnjë të ardhur për të mbijetuar.