Çfarë i ndodh lëkurës nëse nuk e lani fytyrën çdo ditë

20
Sigal

Nëse pyesni çdo dermatolog për hapin e parë të rutinës dhe kujdesit për lëkurën ka të ngjarë që përgjigjja të jetë një dhe e vetme: larja dhe pastrimi i saj! Por, a vlen e njëjta formulë si në mëngjes dhe në darkë kur vjen puna te larja e fytyrës?

“Larja e fytyrës në mbrëmje është një hap që nuk duhet anashkaluar kurrë,” thotë dermatologia Angela Casey. “Gjatë natës, lëkura jonë i nënshtrohet fazës së ‘pushimit dhe rigjenerimit’ të ciklit qelizor të lëkurës,”.

Kur njerëzit nuk heqin plotësisht papastërtitë, alergjenët dhe irrituesit e tjerë nga fytyra gjatë natës, ato mund të ndërhyjnë në ciklin e rigjenerimit të lëkurës. Por, shumë syresh të tjerë zgjedhin që larjen dhe pastrimin e fytyrës ta bëjnë më mirë në mëngjes, madje nuk dalin nga dera e shtëpisë pa rutinën e lëkurës.

Nuk është çudi, nëse keni lëkurë të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve, shumica e dermatologëve rekomandojnë që ta lani atë çdo mëngjes. Por, pastrimi i tepërt mund të zhveshë lëkurën nga lipidet që janë barriera e jashtme e saj, duke e bërë kështu lëkurën më të prekshme ndaj acarimit, akneve etj.

Gjithçka varet nga lloji i lëkurës

Kur bëhet fjalë për një rutinë të kujdesit të lëkurës në mëngjes për personat me lëkurë të thatë, dermatologia Elaine Kung, një dermatologe në New York, thotë: “Një shpëlarje me ujë në mëngjes mjafton”. Por, edhe ata me lëkurë miks apo të thatë duhet ta lajnë gjithnjë në mëngjes lëkurën e fytyrës.

Klima dhe vendi ku jetoni kanë shumë ndikim në kujdesin ndaj lëkurës

Individët që jetojnë në klimë të nxehtë dhe të lagësht mund të kenë më shumë përfitime nga pastrimi i fytyrës në mëngjes, ndërsa ata që jetojnë në klimë të thatë dhe të ftohtë mund ta anashkalojnë këtë si rutinë. Është e rëndësishme të mbani mend se nivelet e lagështisë ndryshojnë në varësi të sezonit. Pra, ndërsa lëkura juaj mund të përfitojë nga anashkalimi i një pastrimi në mëngjes në dimër, kjo do të hotë që në verë ju duhet ta ktheni në rutinë larjen e fytyrës çdo mëngjes.

Nëse jeni persona që djersini shumë, kujdes!

Kur djersa përzihet me vajrat natyralë të lëkurës dhe qelizat e vdekura të saj, kjo mund të çojë në bllokimin e poreve. Kushdo që stërvitet apo bën palestër në mëngjes duhet ta lajë fytyrën pas stërvitjes, sepse ndryshe djersa dhe papastërtitë mbeten aty dhe bllokojnë “ajrosjen” e lëkurës. Gjithashtu, nëse jeni persona që djersini shumë gjatë natës, doemos duhet ta pastroni fytyrën në mëngjes. Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë, apo perimenopauza janë njëherësh faktorë që ndikojnë jo vetëm në afshet e nxehta dhe djersitjen, por edhe në gjendjen e lëkurës suaj.

Me pak fjalë, mos e shmangni kurrë larjen e fytyrës në mëngjes!