Burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau grekun, shpërthen nëna e viktimës: Im bir nuk kthehet më

216
Sigal

Ka folur për mediat greke nëna e 44-vjeçarit grek, i cili u vra në nëntor të 2021-it brenda dyqanit ku punonte në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar dhe një 37-vjeçar me origjinë greke.

Autori me origjinë shqiptare është dënuar më burgim të përjetshëm për vrasje nga pakujdesia, ndërsa bashkëpunëtori i tij është dënuar me katër vjet e dy muaj burg për bashkëpunim në vrasje, grabitje dhe trafikim droge.

Ndërkohë e ëma Marios, 44-vjeç ka thënë për mediat greke se dhimbja e saj është shumë e madhe dhe se as dënimi me burgim të përjetshëm nuk e ngushëllon atë, teksa thotë mes lotësh se djali i saj punonte nga mëngjes deri në darkë.

“Dhimbja ime është shumë e madhe. Deri sa dy vrasësit hynë në burg, dridhesha e tëra. Çfarë të bëj që njërin e dënuan për jetë dhe tjetri që do të lirohet pas disa vitesh, biri im nuk kthehet më” , tha Toula Vasakari.