Bujar Nishani, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi urojnë për “Telegraf” të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të

    407
    Sigal

    Urimi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

    Ju uroj një vit të mbarë, me gëzime dhe mbarësi në familjet tuaja së pari. Me sa më shumë suksese dhe prezencë në tregun mediatik dhe me sa më shumë dinamizëm dhe dimensione në botën e medias!

     Alfred Moisiu, ish President

    Është një kënaqësi e veçantë që nëpërmjet gazetës “Telegraf” t’ju uroj shqiptarëve kudo që janë në Shqipëri dhe në të gjitha  Gëzuar Vitin e Ri. Tek “Telegraf” kam gjetur një lexues të kualifikuar dhe një staf që di të nuhasë më të mirën që i duhet këtij vendi. Urimet më të mira par 2013-n! Bashkëpunimi im me këtë gazetë prestigjioze do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Edhe njëherë Gëzuar!

     Prof. Rexhep Meidani, ish-President

    Gazeta “Telegraf” më jep rastin t’ju uroj lexuesve dhe mbarë shqiptarëve Gëzuar 2013-n. Qoftë një vit i mbarë në të gjitha drejtimet! Është një kënaqësi të shohësh njerëz të lumtur dhe unë uroj që në 2013-n të shoh sa më shumë njerëz të lumtur! Kam besim se kjo do të ndodhë!

    Prof. Bamir Topi, ish-President

    Gëzuar! Është një urim që dua t’ua përcjell të gjithë shqiptarëve në këtë fundviti. Kam kënaqësinë që nëpërmjet gazetës “Telegraf” t’ju përcjell të gjithë shqiptarëve urimet e mija më të mira për 2013-n. Qoftë një vit i mbarë në realizimin e të gjitha dëshirave. Shanset i kemi dhe shanset janë në dorën tonë si shqiptarë t’i realizojmë. Unë besoj në vitalitetin e shqiptarëve dhe besoj se viti 2013 do të jetë një vit më i mirë për të gjithë ne!