Benet Beci nis shkarkimet politike nga puna, për t’u kthyer “nderin” bandave që e bënë kryebashkiak

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka filluar shkarkimet e padrejta nga puna, për të gjithë punonjësit e administratës, vetëm për shkakun se nuk kanë votuar për të në zgjedhjet lçale të 14 Majit. Imelda Aga Kraja, që mbante detyrën e Drejtores së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik në Bashkinë Shkodër në një reagim pas shkarkimit në mënyrë arbitrare nga administrata e kryebashkiakut të ri Benet Beci tha se në fillim i është kërkuar të japë dorëheqjen, por pas 1 muaji presion psikologjik i kanë komunikuar vendimin për shkarkimin e saj. “Sot pas një muaji presioni psikologjik dhe nën kërkesën e vazhdueshme të funksionarëve të Bashkisë Shkodër për të dhënë dorëheqjen, “mafia” me pushtet, arriti të vejë në vend porosinë e eprorit, duke më komunikuar shkarkimin nga detyra. Po, po, eprorit që ka si synim të fshijë çdo gjurmë të para 14 Majit nga Shkodra” – tha Imelda Aga duke vijuar edhe se: “Ashtu siç i jam shprehur nën Kryetarit të Bashkisë Shkodër Z.Rudin Beka se shkarkimi im është krejtësisht politik. Bëj me dije qytetarët e mi, të cilët më kanë suportuar në çdo sfidë që nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore deri më sot në drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik. Kryetari i Bashkisë Benet Beci dhe nën Kryetari Beka, kanë bërë motivacionin e largimit tim. Takimi i rradhës me dy të sipërpërmëndurit është vetëm në gjykatën e Shkodrës. Ndërsa në prçurorinë Shkodër, me padi të posaccme për sejcilin person të këtij Komisioni disiplinor për shpërdorimin e detyrës, për shkarkimin e pabazuar ligjërisht. Shkodra e di mjaft mirë rezulatin, e Majit, si dhe kush fitoi, ato të cilët sot janë në dyert e vonuara të SPAK dhe që presin të tjerë të bien në prenë e tyre. Unë kam një dinjitet: do jem krah Partisë Demçratike, krah demçratëve, krah qytetarëve shkodran”,- tha Imelda Aga Kraja. Ky rast u denoncua edhe nga deputetja e Partisë Demçratike Albana Vçshi dhe sipas saj shkarkimi i Imelda Krajës ka ardhur vetëm për arsye politike dhe se për një muaj rresht i është bërë presion që të jepte dorëheqjen. “Të shkarkosh vajzën punëtore e të përkushtuar Imelda Kraja, e çdo punonjës tjetër, vetëm pse s’kanë punuar për Benet Becin dhe PS në fushatën elektorale, pas premtimeve të bujshme për mosdiskriminim politik e mbrojtje të grave është akt i pabesë e tradhëtar ndaj qytetarëve shkodranë, akt që tregon modelin e antivlerave që ka përvetësuar e ka vendosur t’i shërbejë e ta kultivojë.” – shkruan Albana Vçshi në postimin e saj në rrjetet sociale. Deputetja e PD-së shkruan se Imelda Kraja, u emërua në krye të kësaj drejtorie në mars të këtij viti, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 14 majit, e në këtë periudhë kaq të shkurtër, punoi me përkushtim për qytetarët e Shkodrës. Sipas Vçshit, Benet Beci u ul në karriken e kryetarit të bashkisë pasi të paktën 5 banda kriminale u bënë bashkë si pjesë e shtabit të tij elektoral dhe se tani po nxiton, për t’u kthyer “nderin”.

Sigal