Besard Xhaferri: Dje varën Havzi Nelën, sot po pushkatojnë pluralizmin

56
Sigal

Besard Xhaferri,
Kryetar i FRPD-së

Kryetari i FRPD , Besard Xhaferri ka reaguar të enjten në ditën përkujtimore të poetit që u pushkatua nga regjimi komunist, Havzi Nela. Xhaferri është shprehur se një ndër artistët, që firmosi për varjen në litar të poetit në një kohë kur regjimi ishte në grahmat e fundit ishte edhe Kristaq Rama, babai i Kryeministrit Edi Rama. Dënimi i Havzi Nelës/ bijtë e atyre që varën në litar Havzi Nelën, duan të dënojnë me vdekje pluralizmin në Shqipëri! “Im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe ka qenë në anën e duhur të historisë”. Kjo fjali e Edi Ramës më erdhi ndërmend, kur kanë kaluar 35 vite nga dënimi me varje në mes të qytetit të Kukësit të poetit disident Havzi Nela. Një ndër artistët që firmosi për varjen në litar të poetit në një kohë kur regjimi ishte në grahmat e fundit ishte edhe Kristaq Rama, babai i Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit normalisht nuk ka asnjë faj për aktin gjakatar të babait dhe shçëve të tij të partisë, por së paku një ndjesë publike do duhej t’i kërkonte familjes Nela për veprën e fundit të babait të tij, e jo ta mbronte, duke u shprehur se ai ka qënë në anën e duhur të historisë. Havzi Nela në 10 gushtin e vitit 1988 u shndërrua në martir të lirisë, si paraardhësit në Lumë e kudo në Shqipëri të epërme, që dashurinë për atdheun e paguan me jetë, ndërsa ata që firmosën dënimin e tij dhe familjet e tyre kudo do t’i ndjekë damka e vrasësit gjakatar dhe tradhëtar. Shqiptarët duhet të njihen me vepren e Havzi Nelës, teksa nuk duhet të harrojnë kurrë as ekzekutorët e tij, pasi një popull, që nuk mëson nga gabimet e të shkuarës, nuk e ka asnjëherë të sigurt e të ndritur të ardhmen. Dënimi me varje në litar i Havzi Nelës dhe ekspozimi i  trupit të tij për javë me radhë në shesh, ishte vrasje e fjalës së lirë dhe shpresës me objektiv përhapjen e terrorit në popull, që themelet e regjimit të mos prekeshin. Për fat të keq sot bijtë e atyre që firmosën dënimin e Havzi Nelës, duan të dënojnë me varje pluralizmin në Shqipëri dhe detyra jonë është që gjaku i Havzi Nelës dhe i atyre mijëra burrave e grave që dhanë jetën dhe sakrifikuan gjithçka në emër të demçratizimit të Shqipërisë të mos shkojë dëm. Sot duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh që të ardhmen e fëmijëve tanë, të mos e vjedhin ata që për familje njohin veç “Shoqërinë e Hapur”.