Dr. Petrit Vargu: Paftyrësia që keni, ju detyroi të bëni një masakër elektorale të përmasave të papara në Europë

405
Sigal

Kur një njeri i madh vdes nga Covid, mbas 1 muaji që ka qënë sëmurë tregon se ai vend nuk ka mjekësi.

Jo sepse mjeksia duhet të jetë ndryshe për njerëzit e thjeshtë dhe ndryshe për ato të medhenj.

Por sepse, ato që drejtojnë nëpërmjet njerëzve të mëdhenj duan ti bëjnë reklamë asaj shëndetësie që janë të parët që e dinë që është e shpartalluar.

Nuk arrij ta kuptoj se çfarë i shtyn këto njerëz që drejtojnë shëndetësinë tonë të mos marrin një mjekim adekuat, që përdoret në të gjithë spitalet e botës? Çfarë janë 2000 euro për një shtet kur njeriu që vdes quhet Gulielm Radoja.

Kjo meqënëse PPP nuk iu lënë që mjekimi të jetë për gjithë popullin.

Dhe ndërkohë si për ironi të fatit nëpër televizionet tona kemi takimin e rradhës me magazinieren kombëtare të pandemisë Ogerta M., e cila na njohu me furniturën e rradhës.

A e kuptoni që ne ju urrejmë. Ju urrejmë dhe për këtë paftyrësi, që keni dhe që ju detyroi të bëni këtë masakër elektorale të përmasave të papara në Europë.