Avokati Goxhaj ‘nxe gjakrat’: Ka budallenjë që dyshojnë  akoma për pazarin PS-PD për bashkëqeverisje pas 25 prillit?

323
Sigal

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas lajmit se votimi elekronik do të bëhet nga kompania e “SMARTMATIC” e Soros. Nëpërmjet këtij reagimi Goxhaj lë të nënkuptohet për pazare të mundshme mes dy partive.

“Ka budallenjë që dyshojnë  akoma për pazarin PS-PD për bashkëqeverisje pas 25 prillit?”, shkruan Goxhaj.

“PS dhe PD ranë dakort sot që në disa qarqe të bëjnë votim elektronik nëpërmjet kompanisë së Sorosit “SMARTMATIC” (DOMINION) që i vodhi Zgjedhjet Trump në SHBA. E njëjta kompani që organizoi Zgjedhjet brenda Partisë Socialiste 2 vjet më parë. Sps kështu ka vendosur Gjyshi Soros.

P.s. KQZ me propozimin e PD futi votimin dhe numërimin elektronik dhe ishte dakort që kompania që drejtohet nga krahu i djathtë i Soros SMARTMATIC (DOMINION) të realizonte votimin elektronik në Shqipëri! Sot PD kërkoi që 27 deputetë të zgjidhen me programin pilot në Korçë dhe Fier! Ndërkohë që PD po hesht për votimin me postë.. njësoj siç u vodhën Zgjedhjet në SHBA!”