8 mijë ushtarakë amerikan vijnë në Shqipëri në kuadër të stërvitjes “Defender 21”

324
Sigal

Do të zhvillohet në Shqipëri stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”. Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që në bazë të deklratave të vitit të kaluar, do të përqëndrohej ne Detin e Zi dhe në Ballkan.

Por tashmë është vendosur. Tetë mijë ushtarë amerikan do të vijnë në Shqipëri në periudhën Maj – Qershor, ndërkohë që ushtria shqiptare pritet tregojë ‘’forcën’’ e saj në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.

Ministria e Mbrojtjes, akoma nuk ka bërë të ditur sesa do të jetë buxheti i kësaj stërvitjeje shumëkombëshe dhe nga do të dalin paratë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral major Bajram Begaj kërkoi impenjimin maksimal të komandave të Forcave tokësore, Detare dhe Ajrore, komandës Mbështetëse, Akademisë dhe njësive autonome të bëjnë gati planin e masave për këtë stërvitje, që do të zhvillohet në fillim të fushatës elektorale në vend, pavarësisht kushteve të Pandemisë.

Pritet që 4 mijë ushtarë amerikan të strehoen në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër në vendet fqinje.