Rama ofendoi edhe gazetaren bullgare, ja si kolegët e saj i bojkotuan konferencën

58
Sigal

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat të enjten në Bruksel, për shkak të vetos bullgare, që bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komentet e tij sollën reagimin e ashpër të Bullgarisë, ndërkohë që etiketimeve të Ramës nuk i shpëtoi as një gazetare bullgare që po raportonte nga Brukseli.

“Oh, Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi, por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari”, i tha Rama gazetares, e cila nuk ishte mësuar me gjuhën e një satrapi lindor.

Disa orë më vonë, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp në një format krejt skandaloz, në krah të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas, Kovaçeski.

Por asnjë media bullgare nuk ishte e pranishme në këtë konferencë.

Nuk dihet arsyeja se pse mediat kishin bojkotuar këtë takim, por gazeta bullgare Tribune shkruan se BNT, BTV, Nova TV dhe BNR kanë të gjitha korrespondentë në Bruksel dhe në konferencë nuk ishte asnjë prej tyre.

Dhe duket se gazetarët bullgarë i kanë dhënë një leksion Edi Ramës, i cili në Shqipëri kur fyen ndonjë gazetar, shikon që konferencën e ardhshme, i shfaqen edhe më shumë media.