Raporti i Forumit Ekonomik Botëror: Qeveria dështon në fuqizimin e rolit të grave shqiptare

691
Shqipëria renditet në vendin e 97-të në botë (nga 137) dhe e parafundit në Ballkan për sa i përket pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në fuqinë punëtore.
Kjo vjen në bazë të studimit të bërë në “Raportin e Konkurrueshëmrisë Globale 2017-2018” të “Forumit Ekonomik Botëror”. Raporti i pjesëmarrjes në fuqinë punëtore femra/meshkuj për Shqipërinë është 0.68.
E thënë ndryshe ky studim tregon se gratë dhe vajzat në Shqipëri nuk janë të fuqizuara, pasi kanë pjesëmarrje më të ulët se meshkujt në fuqinë punëtore. Kjo tregon se gratë dhe vajzat kanë mundësi më të ulëta punësimi në tregun e punës se meshkujt. Dhe raporti është i atillë sa Shqipëria renditet ndër vendet më të këqija në botë për sa i përket pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në fuqinë punëtore.
Gjithashtu kjo situatë ka qenë pothuajse e njëjtë për 4 vitet e fundit, nëse do t’u referoheshin raporteve të “Forumit Ekonomik Botëror” për Shqipërinë.
Këto të dhëna ngrenë në pikëpyetje veprimtarinë e shumë Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ) në Shqipëri, të cilat pretendojnë se punojnë për fuqizimin e grave. Dhe lindin pyetjet për çfarë i marrin fondet dhe si i shpenzojnë? Nga ana tjetër të dhënat që tregojnë mosfuqizimin e grave dhe vajzave shqiptare vë në dyshim edhe qeverinë, që pretendon se ka bërë progres në përmirësimin e jetesës për ato.
Sigal