Dëgjojmë që flasin për çdo gjë por askush nuk flet për drejtësinë, e cila u fut qëllimisht në kolaps, për ti shërbyer pushtetit dhe disa ndërkombëtarve ,por jo shqiptarëve. Një çështje sot në shkallën e parë zgjat 3 vjet, në Apel 6 vjet dhe Gjykatën e Lartë 6 vjet të tjera. Pra 15 vjet ?! Kjo nuk është Drejtësi por Marrëzi
Aktualisht sistemi i drejtësisë po lëngon. Nga të dhënat e fundit sistemit gjyqësor i mungojnë 45% e gjyqtarëve! Afërsisht mungojnë edhe në organin e prokurorisë.
Nëse një qytetar sot nis një çështje gjyqësore civile, minimalisht vetëm në gjykatën e shkallës parë i duhen 2 deri 3 vite të përfundoje nëse nuk ka fatin e keq që gjyqtari çështjes të përjashtohet nga Vetingu. Dhe ta rinisë çështjen nga e para pasi ka pritur me vite të tëra.
Në gjykatën e Apelit tashmë një e vetme në Tiranë, duhet të prese minimalisht 6 vjet për të marrë një vendim përfundimtar.
Por nëse çështja rekursohet në Gjykatën e Lartë duhet të prese akoma edhe 6 vjet të tjera. Nëse ka fatin përfundon me kaq, por nëse ka shkelje procedure nga gjykatat atëherë çështja rikthehet për gjykim dhe kjo nuk është më drejtësi, por kalon në tragjedi.
Tragjedi, sepse, një qytetar që ka nisur procesin gjyqësor civil në moshën 50 vjeçare nuk ka për ta parë kurrë një vendim gjykate!






















