Av. Genc Gjokutaj: Konkluzionet që dalin nga njoftimi zyrtar për vdekjen e të ndjerit Lear Kurti, pengojnë zbulimin e të vërtetës

 

  1. I ndjeri në vrapim të sforcuar për t’ju larguar policisë e ka të pamundur gëlltitjen e çfardo sendi për më tepër që itinerari i ndjekjes deri në kapjen është vetëm 200 metra!
  2. Të dhënat e bëra me dije dhe kohëzgjatja nga ndjekja deri në dokumentimin e gjendjes së të fikëtit apo pa ndjenja e përjashtojnë versionin zyrtar. Edhe nëse do të supozojmë se i ndjeri ka gëlltitur lëndën narkotike ajo nuk mund të shkaktoje toksikim brenda pak minutave shtuar këtu që lënda narkotike e supozuar ka qenë e ambalazhuar!
  3. Bërja e autopsisë shumë më herët se ligji i bazuar në kritere shkencore përcakton (12 orë pas vdekjes) ka patur qëllim mos dokumentimin e dëmtimeve në trup të shkaktuara nga dhuna, të cilat me kalimin e kohës theksohen gjithmonë e më shumë dhe bëhen të dukshme!
  4. Moslejimi i një familjari në bërjen e autopsisë referuar rrethanave konkrete të ngjarjes dhe mekanizmit të saj është një tjetër veprim që ka synuar pengimin e zbulimit të së vërtetës!

Kaq është e mjaftueshme për grupin hetimor që së paku të regjistrojë procedimin penal për “vrasje”! Të tjerat janë propagandë!

Sigal