Kanabis në xhep, arrestohet brenda Spitalit ushtarak 19-vjeçari, si u zbulua

308
Sigal

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia brenda Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi është kapur me kanabis në xhep.

Në pranga ka rënë i riu M. Idrizi, i cili ka bërë sjellje të dyshimta brenda ambienteve të spitalit.

Kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë që qëndron e stacionuar në hyrje të spitalit.

Pas kontrollit fizik, 19-vjeçari i është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 gram kanabis. Dyshohet se i riu merrej me shitje të kanabisit në zonën e spitalit.