Debatet në Grupin e PD/ Basha-deputetëve: Përjashtimi i Berishës, vendimi i jetës sime

244
Sigal

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, raportohet se ka marrë të gjithë përgjegjësinë lidhur me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës, ish-kryeministër dhe lider historik i PD-së.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku ka pasur kundërshtime nga të paktën 8 deputetë, ndërsa në krah ka pasur vetëm Dash Sulën, Basha u shpreh se nuk ka ndërmend t´a hedhë në votim vendimin, pasi nuk donte përçarjen e kësaj partie.

“Është vendimi i jetës sime, nuk dua t´a hedh në votim, për shkak se nuk dua përçarjen e partisë. Është vendimi i imi personal, që mbaj të gjithë përgjegjësinë, sikundër po ju kërkoj që të mos pozicionoheni”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Nuk dihet se çfarë mund të sjellë ky vendim në rradhët e demokratëve, por referuar deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha, duket se ai do të nisë një lëvizje brenda PD për të rikthyer sovranitetin, sikundër e theksoi disa herë ai.