Sigal

Policia e Sarandës informoi sot arrestimin e Ervis Veizit, i cili dyshohet se është anëtari i grupit të strukturuar kriminal i cili trafikonte drogë drejt Greqisë. Në një operacion të ndërmarrë në fund të shkurtit 2018, policia e Sarandës arrestoi 12 persona pjesëtarë të këtij grupi.

“Veizi është një nga bashkëpunëtorët e grupit të strukturuar kriminal i cili u godit në Shkurt të vitit 2018, ku mbi bazën e operacionit “Piramida”, u arrestuan 12 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek” informoi policia e Sarandës.

31 vjeçari banues në fshatin Metoq, Sarandë është njëri prej 4 personave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Piramida”

Tani kanë mbetur edhe tre persona në kërkim.

Grupi ishte i mirëorganizuar dhe drejtohej nga 21 vjeçari Ajaz Lile, i cili mbante pseudonimin “babi”. Të arrestuarit e tjerë ishin transportues, financues, magazinues dhe ata që kontrollonin rrugën nga do kalonte lënda narkotike.

Detajet e operacionit te koduar “Piramida”