Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një person

287
Sigal

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur disa minuta më parë në kryqëzimin e Dajçit, ku u përplasën një kamion dhe një makine.

Fatkeqësisht, përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesi e makinës. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa është dashur ndërhyrja me fadromë për të nxjerrë trupin e tij të pajetë nga automjeti.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.