Fatmir Vejsiu: Udhëzuesi i fillimit të vitit shkollor plot mangësi

335
Sigal

 

Përse do doja të ishte bërë më mirë udhwzuesi i fillimit të këtij viti shkollor.

Ai ka shumë mangësi, por po ndalem vetëm tek njëri: trajtimi i nxënësve me shqetwsime.

Meqë nuk është cekur fare, po jap disa sugjerime për mësuesit dhe stafet e shkollave se si të rihapim shkollën, veçanërisht për prindërit dhe trajtimin nxënësve të “shqetësuar”.

  1. Vlerësoni, dëgjoni dhe jini mbështetës për nxënësit!

Situata post COVID ka të ngjarë të ketë pasur ndikime thelbësore tek nxënësit dhe ata mund të jenë duke përjetuar një mori emocionesh në lidhje me kthimin e tyre, përfshirë ankthin, zhgënjimin dhe zemërimin.

Si edukatorë do të jetë e rëndësishme të dëgjojmë shqetësimet e nxënësve edhe nëse emocionet janë ekstreme, të shprehim mirëkuptim dhe ndjeshmëri. Nëse prindërit venë re se ne, mësuesit, e kuptojmë dhe vlerësojmë perspektivën e tyre, atëhëre ajo do të ndihmojë në hapjen e një dialogu për zgjidhjen e problemeve.

  1. Jini të sinqertë dhe inkurajues.

Nxënësit e shqetësuar (nuk dua të them të traumatizuar) ka të ngjarë të kenë nevojë për një siguri në shkollë. Sidoqoftë, deklaratat për sigurinë (p.sh., gjithçka do të jetë mirë; nuk ka asgjë për t’u shqetësuar) mund të jenë të pavlefshme dhe mund të krijojnë dyshime dhe pasiguri.

Në vend të kësaj, të qenit i hapur, i sinqertë dhe inkurajues me nxënësit është një qasje e preferuar. Kjo mund të përfshijë pranimin e rreziqeve ndërsa thekson se si masat paraprake i zvogëlojnë ato rreziqe dhe se si nxënësit mund të ndihen mirë kur kthehen në shkollë duke pasur parasysh të gjitha mendimet dhe planifikimet që janë bërë në mbrojtjen e nxënësve.

Nëse nxënësit vazhdojnë të kërkojnë siguri, stafi mund të inkurajojë tolerancën e pasigurisë dhe t’i mësojë ata të përdorin aftësi reale të të menduarit ose të mësojnë të zgjidhin problemet dhe të dalin me zgjidhje konkrete për shqetësimet e tyre, kur është e mundur

Identifikoni problemin, identifikoni zgjidhjet e mundshme, zgjidhni një situatë dhe provojeni! MOS LEJONI QË ANKTHI TË FITOJË.

  1. Inkurajoni një qasje graduale, jo shmangie

Asnjë planifikim nuk do t’i ndalojë nxenesit të jenë të shqetësuar. Prandaj, do të jetë thelbësore inkurajimi i tolerancës së frikës dhe ankthit, më shumë sesa shmangia e tyre. Frika natyrshëm inkurajon dëshirën për të ikur, por kjo shmangie ruan ankthin në planin afatgjatë. Në të kundërt, përballja me situatat e frikës nxit rezistencën dhe zvogëlon ankthin në planin afatgjatë duke ndihmuar të rinjtë të kuptojnë se janë të aftë të përballojnë situata të vështira, si kjo aktualja.

Ndërsa janë duke kuptuar dhe vërtetuar shfaqien e ankthit tek nxënësit, stafi i shkollës duhet të inkurajojë dhe forcojë familjet në përpjekje për të përballuar frikën rreth kthimit në shkollë.

Në disa raste mund të jetë e këshillueshme hartimi i një plani për ri-hyrjen graduale në shkollë. Për shembull, një nxënes i shqetësuar fillimisht mund të praktikojë të vizitojë shkollën gjatë fundjavave, më pas te ketë një frekuentim të pjesshëm (p.sh., orë ose ditë specifike) dhe më pas vijim të plotë.

  1. Falënderoni dhe shpërbleni nxënësit për guximin.

Ndërsa nxënësit po kthehen në shkolla, lavdëroni ata që treguan guxim përballë frikës dhe tregojini se të qenit trim dhe i guximshëm do t’i ndihmojë ata (por edhe ju dhe kolegët tuaj) ta kalojnë këtë situatë bashkarisht.

Kur shihni një nxënes ose një anëtar tjetër të stafit të bëjë diçka që ju e dini se është provokuese e ankthit, tregojini që e keni vërejtur atë dhe krenoheni me ata që përballen guximshëm me frikën.

  1. Modeloni sjellje të mira përballuese për nxënësitt – të qetë, të sinqertë dhe të kujdesshëm.

Nxënësit do të kërkojnë që stafi të jetë model pozitiv përmes këtij procesi. Trajtimi që do i bëni frikës, stresit si dhe reagimet gjatë gjithë ditës do të ndikojnë në mënyrën se si fëmijët vlerësojnë situatat e tyre dhe si reagojnë.

Lejimi i nxënësve të njohin përvojat tona, si dhe strategjitë tona të përballimit të atyre situatave, do t’i bëjë ata të ndjehen më pak të vetëm dhe mund t’u sigurojë atyre një udhërrëfyes se si ta trajtojnë vetë situatën.

Në shumicën e rasteve është e përshtatshme të jesh i hapur dhe i sinqertë me nxënesit në një mënyrë të përshtatshme zhvillimore nëse ata bëjnë pyetje të vështira në lidhje me të ardhmen. Kjo mund të nënkuptojë:

  • Të bëjmë të kuptojmë se mbyllja e shkollës në të ardhmen mund të jetë një mundësi.
  • Duke pranuar që miqtë e tyre (ose mësuesit) mund të sëmuren me COVID-19.
  • Të jesh i sinqertë në lidhje me situata të tjera stresuese që mund të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm shkollor që ne ende nuk i kemi parashikuar.

Ne mund t’ja bëjmë të ditur nxënësvve se këto situata mund të jenë shqetësuese duke u menduar, por që ne mund të përpiqemi t’i marrim gjërat një ditë në një kohë dhe të shijojmë ditën aktuale në vend që të shqetësohemi për atë që pret e ardhmja – veçanërisht kur ajo e ardhme mund të jetë disi e pasigurt.

  1. Kujdesuni për veten dhe njihni kufijtë tuaj.

Kapaciteti ynë për të mbështetur të tjerët është i kushtëzuar nga mirëqenia jonë fizike dhe mendore.

Gjatë përgatitjes për të mbështetur nxënësit, personeli i shkollës duhet të sigurojë që ata vetë të gjejnë kohë për t’u kujdesur për veten e tyre përmes:

  • Mirëmbajtja e jetesës së shëndetshme (gjumi, stërvitja, ushqimi).
  • Angazhimi në kujdesin për veten.
  • Komunikimi me rrjetet e mbështetjes profesionale dhe personale

Nëse sfidat për të përballuar këto ndryshime dhe kërkesa kanë çuar në probleme thelbësore të shëndetit tuaj mendor, të një anëtari tjetër të stafit ose të një nxënësi, është më mirë të kërkoni ndihmë profesionale sesa të përpiqeni t’i menaxhoni të gjitha vetë.

  1. Jepni informacion të qartë familjeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga pasiguria dhe pandemia COVID-19 jeta është e mbushur me ankth, që shprehet në forma të ndryshmme tek njerëz të ndryshëm. Komunikimi i shpeshtë dhe i qartë me familjet për atë që është planifikuar për t’u kthyer në shkollë mund të lehtësojë tranzicionin. Informacion i rëndësishëm për familjet mund të përfshijë:

  • Ndryshimet e bëra në shkolla
  • Pritjet specifike për familjet
  • Planet e ardhshme
  • Planet afatgjata

Edhe nëse planet ndryshojnë, komunikimi i rregullt me familjet do të mbështesë planifikimin dhe përballimin e tyre.

Mirwpres çdo përpjekje për plotësim ose përmirësim