Rastet shëndetësore kur nuk duhet të hani spinaq

382
Sigal

Spinaqi konsiderohet si një bimë e shkëlqyer për shëndetin e organizmit.

Megjithatë, studimet, kanë zbuluar se spinaqi dhe shumë barishte të tjera përmbajnë një substancë oksalat, e cila shkakton gurë në veshka dhe pengon përthithjen e ushqyesve të duhur.

Gjërat Që Duhet Të Dini Për Oksalatin

Oksalati është një kripë natyrale që prodhohet nga trupi dhe që gjendet tek disa bimë.

Shkencëtarët besojnë se kjo kripë u jep barishteve shijen e athët për t’i mbrojtur nga ‘grabitqarët’ e ndryshëm, përfshirë njeriun.

Sasitë e oksalatit janë të ndryshme por kjo substancë gjendet që nga panxhari, arrorët e deri tek spinaqi.

Trupi e transformon vitaminën C në oksalat, që do të thotë se frutat e pyllit apo kivi mund të jenë një problem i dyfishtë për organizmin.

Kjo ndodh sepse këto fruta janë të pasura si me oksalat ashtu edhe me vitaminën C.

Oksalati në vetvete nuk është diçka e keqe, sepse ai lidhet me mineralet si kalçiumi apo hekuri dhe del nëpërmjet rrugëve urinare.

Problemet Që Lindin Me Konsumin E Oksalatit

Sipas të dhënave bashkëveprimi i kalçiumit me oksalatin formon gurë në veshka kur sasia e kësaj substance është tepër e madhe.

Formimi i kristaleve është i paevitueshëm.

Një tjetër problem që shkakton oksalati i tepërt është se pengon përthithjen e vlerave të mineraleve dhe vitaminave.

Për shembull,  edhe pse spinaqi është shumë i pasur me kalçium, oksalati pengon përthithjen e këtij minerali.

Lajmi i mirë është se një pjesë e kësaj kripe arrin të shpërbëhet nga bakteret e stomakut, të cilat pengojnë formimin e gurëve në veshka.

Megjithatë, duke qenë se njeriu konsumon shumë antibiotikë, bakteret e mira në stomak eliminohen me shpejtësi dhe stomaku është i pambrojtur.

A Duhet Të Hiqni Dorë Nga Spinaqi?

Shumë njerëz kanë ndjeshmëri të lartë ndaj oksalatit.

Këtu përfshihen ata që vuajnë nga inflamacioni i zorrëve ose ata që kanë kryer një bajpas gastrik.

Në këto raste, oksalati akumulohet me shpejtësi në veshka.

Për të kuptuar nëse duhet të hiqni dorë nga spinaqi, duhet të analizoni bakteret në stomakun tuaj për të vlerësuar gjendjen dhe aftësinë mbrojtëse të tyre.