4.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, Vasili: Rama të gjejë ku janë fshehur në Shqipëri “miliona turistë”, që kanë lënë plazhet bosh

Kryeministri Edi Rama, para disa ditësh përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bër të ditur se rreth 4.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muajt e parë të vitit. Për këtë ka reaguar edhe deputeti Petrit Vasili. Përmes rrjetit të tij social ai është shprehur se plazhet janë bosh, dhe se Rama duhet të gjejë ku janë fshehur në Shqipëri “miliona turistë”.
“Rama te gjeje ku jane fshehur ne Shqiperi “miliona turiste”, qe kane lene plazhet bosh!
Deklaron Rama dhe qeveria pa u lodhur se miliona turiste po hyjne ne Shqiperi nga ajri sidomos, por edhe nga toka e nga deti.
Plazhet jane bosh dhe ky eshte fakt qe s’e luan topi se foto e video pa fund e provojne kete nga veriu ne jug, nga Adriatiku deri ne Jon, nga Shengjini, Spilleja, Vlora e Saranda.
Por qeveria kembengul qe ” miliona turiste” kane hyre.
Ministri i Brendshem Balla s’mund te rrije më duarkryq duhet te nxjerre policine ne territor dhe te gjeje ku jane futur e zhdukur “miliona turiste”.
Neper plazhe s’jane, neper hotele jo, neper restorante jo, neper linjat e autobuzeve jo, ku dreqin jane futur keta shejtaner turiste se nuk jane pak por 14 milione kete vit se e ka thene Rama.
Se qe jane ” miliona turiste” kjo s’diskutohet se Rama dihet nuk “genjen, por edhe qe te zhduken keshtu nuk shkon fare kjo pune.
Edhe keto muhabete qe jane rritur cmimet, qe pushuesit nga Kosova jane shume me te paket dhe plazhet mbushen vetem per fundjave neve nuk “i besojme”, sepse “miliona turistet” kane hyre ne Shqiperia se ka thene Rama
Ndaj Balla te beje punen si minister e te gjeje ” “miliona turistet”, qe kane humbur rrugen dhe ti çoje ne plazhe, hotele e restorante se u torturuan duke u fshehur maleve, se nuk mund te lihen “miliona e miliona turiste” pa kujdes rrugeve”, ka thënë ai.
NOA