20 milionë të vaksinuar/ Britania merr frymë, vdekjet arrijnë nivelin më të ulët në 11 javë

55
Sigal

Britania e Madhe ka hyrë në një fazë të re të betejës kundër koronavirusit, ku në ditën e fundit rastet e reja të infektimeve ishin rreth 6000 mijë, ndërkohë që humbjet e jetës 144, bilanci më i ulët ky në 11 javët e fundit.

Autoritetet shëndetësore ndjehen shpresëplotë për të dhënat e fundit dhe për këtë ata i njohin meritat dhe procesit masiv të vaksinimit, ku deri në këto momente janë vaksinuar kundër koronavirusit 20 milionë persona.

Tashmë rëniet e infektimeve dhe fataliteteve iu kanë dhënë mundësinë autoriteteve të rishohin dhe masat shtrënguese, disa prej të cilave do të nisin të hiqen që prej 8 marsit.

Procesi i vaksinimit u përgëzua dhe nga kryeministri Johnson i cili iu bëri thirrje britanikëve të mos hezitojnë të marrin vaksinën, e cila sipas tij bën diferencën në luftën kundër koronavirusit.

20 milionë të vaksinuar/ Britania merr frymë, vdekjet