Ylli DYLGJERI: Nëse një Kabinet ka më shumë se 5 femra nuk quhet më qeveri

1068
Sigal

 Pas takimit Rama-Meta, u vendos që veç lënies së mandatit kandidatet për ministra duhet të lënë, edhe gratë

 Zoti Dylgjeri besoj jeni në dijeni të marrëveshjes se kush kërkon të bëhet ministër duhet të lërë mandatin e deputetit?

Jam njohur dhe tani ky njoftim nuk përbën më lajm. Burimet e mia pranë PS-së, konfirmojnë se pas takimit Rama-Meta në selinë e PS-së, u vendos që veç lënies së mandatit kandidatet për ministra duhet të lënë, edhe gratë.

E sigurt zoti Dylgjeri?

Shumë e sigurt. Madje, kjo tezë u diskutua në mbledhjen e parë Vlorë, priten reagimet e ministrave në mbledhjen e dytë që do bëhet të hënën në Durrës dhe përfundimisht asnjë nga ministrat nuk do hyjë në zyrë më 9 shtator po nuk ka respektuar këtë pikë të marrëveshjes.

Ka përjashtime z.Dylgjeri?

Asnjë përjashtim . Ju e dini parimin: Para ligjit të gjithë janë të barabartë.

Dakort, z.Dylgjeri po meqë disa nga ata i kanë lënë nga një herë e më shumë ndaj dhe pyetëm?

Ehhh… muhabet koti ky i yti …

Si muhabet koti? Ky është një shqetësim qytetari që vjen tek Ju nga gazetari?

E di si është puna vëlla. Rama me Metën nuk shqetësohen për ministrat. Ata kanë hallin se mos solidarizohen edhe deputetët, duke i lënë gratë dhe kjo pastaj e ndërlikon së tepërmi situatën.

Po mirë z.Dylgjeri të gjithë këta që do ndajnë gratë do rrinë beqira, më fal, beqarë?

Po çfarë thua mo burrë. Ke dëgjuar për CV-në që janë nisur lum? Prandaj ua kanë kërkuar që t’i përzgjedhin si në sasi edhe në cilësi.

Po ato janë CV për punë ?

Dëgjove gjë që unë të thoja se  janë CV për dashnore…Joooo

 Nejse z.Dylgjeri! Sapo u dha një lajm që një 35-vjeçar është kafshuar nga gjarpri në një fshat të Elbasanit?

Edhe unë  tani pyes: A nuk është e vërtetë  që  në  këtë vend O të kafshon gjarpri…O të dhunon Gomari?

 Z.Dylgjeri, i ndiqni debatet politike dhe cili është ai moment që ju ka lënë mbresa?

Emisioni, kur Arvziu foli shqip… dhe Fezviu foli anglisht…

 Po nga kronikat informative?

Lajmi Fundit në një TV. Që sapo transmetoi lajmin se Z.D.P po ndan fshatrave Gjela Deti dhe Viça pa masë!

 Për cilën parti keni votuar më 23 Qershor z.Dylgjeri. Po të vërtetën?

Për LSI-në e Ilir Metës.

 Megjithatë, meraku juaj është fotografia?

Para se të nënshkruhej marrëveshja PS-LSI, kishte qejf të bënte foto me VIP-a dhe sidomos me Edin. Po tani ma ka mbledhur partia se nga opozitarë u bëmë vëllezër .

Zoti Dylgjeri! Është folur për një kartolinë urimi diku nga viti i largët i 2012-s. A mund të na i riprodhoni?

 Po patjetër. Madje, e kam ruajtur si të shtrenjtë këtë shkrim.

Titulli: Kartolinë urimi, apo urim playboy?

Nga Ylli Dylgjeri, 1Janar 2012

Një grua apo vajzë nudo hyri tinëzisht parmbrëmë, natën, në… e-mail-in tim. Këtë herë nuk vinte nga adresa e e-mail të Kaçit. Këtë herë vinte forward nga adresa e Twitter-it të vetë Edi Ramës. Ishte një zonjë gjysmë e zhveshur që më kthente kurrizin. Po ç’e do? Pamje e rrallë kjo për vajzat që kam njohur deri më sot ballazi. “Zonjat,- ka shkruar i paskrupulli Norman Meiler,- janë krijuar për një takim sy më sy. Asnjë burrë nuk mund të pohojë që një zonjë është e pavlerë, pa kaluar disa minuta vetëm me të”. Pozonte vetëm hiret shpinore me dy tatu në shpinë. Ngjante e lodhur, edhe pse pa fytyrë. Ngjante në linjën e një violine apo qemaneje të madhe, ulur mbi një divan. Pamje të njohura deri këtu. Kudo në Europë ka dyqane që shesin vetëm libra, revista dhe filma të shkurtër pornografikë. Kjo industri, që i përshtatet gjithnjë ligjit të kërkesës, ka krijuar për ata që kanë shikim të dobët, për analfabetët dhe përtacët, disqe me subjekte dashurore. Rrinë hapur deri në mesnatë dhe tolerohet shfletimi, kështu që pleqtë e këqij, të rinjtë – ngacmuar nga kureshtja – gjejnë një mënyrë për të kaluar mbrëmjen. “Në Amerikë,- ka thënë një botues,- seksi është një mani”. Edhe autori i kësaj nudoje, Man Ray, me sa di, është amerikan i mësuar në Francë. Shenjat e violinës i ka vënë me idenë qendrore se gruaja është vetëm një instrument qejfi. Këtu, zoti Rama, unë kam edhe disa pyetje për kartolinën: përse grua nudo? Përse nga mbrapa dhe pak e zbuluar poshtë? Përse gruan e paraqet vetëm si instrument qejfi dhe e fundit, po për burrat-gra të PS-së, çfarë domethënie ka ky urim?

Më tej, e lexoj komentin e dërguesit:

Merre Dylgjer! – ke një urim origjinal nga Kryetari Rama, për Vitin e Ri 2012! Është “Art i revoltuar”! Bravo Kryetari! – thashë i “pafyer” nga kjo pamje urimi për Vitin e Ri. Kryetari paska dalë nga depresioni politik! Erotika po rivjen edhe në Statutin e Ri. “Komandanti” i është kthyer sërish krijimtarisë, si dikur në Akademinë e Arteve. Më kujtoi në çast kjo kartolinë edhe një punë diplome të një shoku të tij, në ato vite studentore: tabloja e diplomës vizatonte një pulë pa pupla poshtë një karrigeje. Kaq. Edhe kjo punë ishte Art. U hutova nga “kënaqësia” që më dha ky “urim artistik” dhe menjëherë, pasi e printoj në A4, me të në dorë shkoj te “Galeria Endi”, ose kafja e Rimit, ose…aty ku bëhet tallava, ose siç i thonë edhe kau bëhet me viç! Pas pak plasi gallata. Ishte mbledhur i gjithë grupi ose Forumi i Erotikëve të lagjes. Muhabeti u shtrua mbi kartolinën e urimit nudo. “Erotikë province, o Burroo”!, – “Më mirë të mos i thërrasim më kryetar”. Injorancë e madhe në këtë vend. “Asnjë herë s’e kuptojnë mesazhin tënd këto njerëz, edhe pse je kryetari i PS-së”,- rrekesha unë. Komentet vinin radhë. “Na ka nxjerrë bythën, e po tallet me ne që i dhamë votën”,- tha Mezani. “Ç’ka dashur të thotë Rama me këtë urim nudo?”,- ja priste tjetri. “Po jua them unë menjëherë dhe më falni për shprehjen, por këtyre feministëve, unë u bëj kakën”,- bërtiste Inxhinieri. Në darkë, më mori në telefon dhe një politikan i lartë, që e njeh mirë mesazhin politik dhe hiret e grave, e prapë edhe ai s’kuptonte gjë nga ky urim që na ke bërë për këtë vit. Këto emra mbase të ngjajnë si subjekte të sajuar, por janë të vërtetë, o Ed! E kështu, për të mos të turpëruar në elektorat, mu desh mua t’i hyj literaturës së kritikës së artit të urimit, për nudon që na ke sjellë…për 2012-n.

Urimi- një Kartolinë Franceze e shekullit të 20-të!

Sqarim: Shumë kohë para se pin-ups, Playboy ose interneti parisien, u shfaq si iniciativë në kapërcyell të shekullit të 20-të, në ambiente parisiene, pikturat gjysmënudo apo nudo u kthyen njëherësh si një shpikje relativisht e re për piktorët, kamerat e paparacët e kohës. Drejt lakuriqësisë së femrës u krijua art për të transmetuar fantazitë erotike të një shoqërie të shtypur.  Kjo modë që vjen me dinakëri në arkitekturën klasike të kohës, sjell veshjen e shkujdesur flirtuese, edhe me të brendshme femrash, apo modele që shkelin syrin e mishërojnë fantazitë erotike të një shoqërie të shtypur. Prandaj edhe Ti, jo pa qëllim na e servir së fundmi, në këtë vit krize, që përkon me krizën në shekullin e shkuar.  Sot, në fillimet e shekullin e XXI, në prag të vitit 2012, kryetari i së “majtës moderne”, na kthen artin e bulevardit francez në faqen tij në Twitter-it. Gjetje! Mendje e hollë! Urime për urimin! Gjetje për të gjithë, edhe për gjimnazistin, edhe për tregun çam, edhe për fermerin, edhe për fshatarin në Bardhoc të Kukësit, edhe për nënë Zeqinenë, që do pjekë zogën në saç për vitin e ri. Mesazh për të gjithë, e që do kuptuar pa dallim race, krahine dhe ideje. A do ta kuptojnë menjëherë vallë … demokratët, socialistët, LSI-stët, zogistët, kuqezistët e të tjerë shqiptarë anekënd vendit?! Po të duan ta kuptojnë. Edhe ky është integrim! Urimi nudo kërkonte edhe një sqarim nën vete: Retrospektiva e këtij arti të servirur nga Kryetari i PS-së sot, ka në qendër gratë e shekullit të njëzetë, që janë pak të përmbajtura apo tregohen si të trembura, veshur gabim nga mungesat që sjell “mjerimi ekonomik” nën qeverisjet e kohës. Pamjet e tyre të guximshme me veshje me dekolte, të kryer në një kohë të caktuar, janë një akuzë për shoqërinë që po shtypej çdo ditë nga regjimet. Këto lloj kartolinash janë shitur, shpesh me pako, në kioskat e rrugëve të Parisit apo në qytete të tjera të Evropës. Kartat apo kartolinat u bënë suvenire që shpërndaheshin edhe fshehurazi, midis njerëzve dhe jashtë vendit. Shprehja “Kartolina Franceze” u bë kod eufemistik për imazhet erotike nudo. Këto gra bukuroshe evokojnë nostalgji të ekzagjeruar të një shëndeti ideal e argëtues për bukurinë femërore sensuale. Kartolinat franceze janë dhuruar nga djemtë dhe burrat në ditën e Shën Valentinit, për bukurinë që sillnin për të argëtuar një mik ose dashnor.

I juaji Edi Rama.

  Ju keni nxjerrë shumë batuta  që kanë lënë gjurmë në rrethin shoqëror dhe në botën mediatike. Një nga ‘to ishte ajo e përmbytjeve të Shkodrës?

 “Shkodran inoksi” . Po pse o Ylli i thonë inoksi. Po sepse po të ishin prej hekuri do ishin ndryshkur, ndërsa shkodranët e shkretë kanë 15 vjet që përmbyten dhe  i kalbi uji dhe ata durojnë. Kjo tregon se janë prej inoksi, se vetëm ai reziston kaq shumë…

Që ta mbyllim z.Dylgjeri. Ju thatë se një kabinet  ka më shumë se 5 femra nuk quhet qeveri ?

 Po e vërtetë, ajo quhet qiveri.

 Faleminderit për bisedën tonë imagjinare dhe humoristike z.Ylli dhe Ju uroj të shkuara, meqenëse jeni pa qejf dhe sa më shumë shëndet!

Bisedoi E.M.