Xhaxho Plaku: Ç’u bë L-uja more miq?!

1723
Sigal

Ç’u bë Lu-ja, more miq?!
Çau Oqean e detin.
Kam për të një sihariq:
“Ia plotësova amanetin!”

Xhaxhos mos i shihni gunën,
Se behar përpara vjen.
Mua më shikoni punën.
E kapa një Peshkaqen!

Hodha grepat shtriva rrjetat.
Plugova detin ugar.
S’më duhen motovedetat,
U kap peshkaqeni i parë!

Kërkova guvat nën ujë.
Shtëpitë e peshqve me radhë.
Pa shumë llafe, pa shumë bujë.
Doli Peshkaqeni i bardhë.

Guva e parë e gjyqësorit.
Dera qe pa berduvele.
Rrjeta në formë të korridorit.
Mbenë cironka e sardele.

Në guvat e ministrive.
Rrjeta bosh fare më mbeti.
Kthyer peshqit në butak.
Përshtatur si penis deti.

Mbusha mushkëritë me frymë.
Si levrek fund detit prita.
Hodha një grep në një vrimë.
Kapa një nga opozita!

Me pozitën s’ma mban bitha.
I lash për një tjetër herë.
Trembem, i humbas të gjitha.
Më hedhin plënsin në erë.

Ç’u dëmtova në kërbishte!
Ç’tu mollois more miq!
Nën ujë ulur mbi barishte.
Kisha shtypur një iriq.

Oksigjeni kish mbaruar.
Disa çaste të dal dua.
Ca sirena shtruar e shtruar.
Më dukej se talleshin me mua.

U kërkova ndihmë pa kushte.
Aman vlerësomëni përpjekjen.
Do t’ju jap flori me grushte.
Kisha nisur lojë me vdekjen.

Ik, më thanë ato një zëri.
-Ç’mundohesh, o Xhaxho Plaku.
Dil se u trete i tëri.
Peshkaqenët i kap SPAKU.

Nuk dal le të vdes, u thashë.
Dhe sirenat ngushtë u zunë.
Do ta kap avash avash.
Një peshkaqen sa për Lu-në.

Herë në ujë e herë mbi vah.
Herë me grepa e herë me rrjeta.
Mu më të errur në darkë.
Më në fund gjahun e gjeta.

Fli i qetë i dashur Lu.
Nga meraku fli pa brekë.
Do ta rrjep gjahun këtu.
Ta hash fileto për drekë.

I dashur Donald, mbaruan!
Të vetmin që ish e kapa,
Të tjerët kur u larguan.
Thanë na rrove këtë mbrapa!

Uniformën mos ma shani!
Modeste s’më tallin miqtë.
Sytë te peshkaqeni mbani!
Dhe jo vëmendjen te fiqtë!