Xhaxho Plaku: Berti, më dërgo gazetën! Reagon Bert Haxhi: Ç’e gjeti xhaxhon e shkretë!

672
Sigal

E shoh që t’u bëra barrë
Dhe ta vështirësova jetën.
Pse s’e nget siç e ke ngarë,
Pse s’ma dërgon më gazetën?

Pse më lë në errësirë?
Më lë të pa informuar.
Më thuaj, a jini mirë?
Më jep lajm të detajuar.

Berti, ç’u bë në Tiranë?
Si ecën e ku e shpunë?
Ambasadat vallë ç’thanë?!
Më thuaj, u përdor dhunë?

Dërgomë gazetat me Qemon,
Midis tyre dhe “Palomën”.
Po s’pe Qemon, shih gjej Demon,
Me “Palomën” zbut pak ftomën.

Për pesë lekë, mos më hidh poshtë!
Mos u bëj fare i lig!
Dua gazetat që thonë:
Kryetitull “RAMA IK”!

Në s’ma dërgon shtypin sot,
Llogarit. t’më harrosh mua.
Mezi pres aman, o zot,
Po Himni, vallë u këndua?!

Me korrespondencën ç’bëhet?
E vazhdojnë ditë për ditë?
Thuaju: “Letrat janë prerë,
Fiton kush të bëjë spathitë!”.

Nëm haber, se më shurdhove,
Këtu flas veç me bidona,
Merr një sporti, po s’përtove,
Vallë, si doli Barcelona?!

Do t’i lë vetëm në mal,
Pas tyre s’e ngul më shkopin.
Po dërgomë, more djalë,
Një gazetë me horoskopin!

Zgjidhe qesen e parave,
Zgjidhe, a të rëntë pika!
Se për inat të disave,
Të lexoj, çka thënë Monika!

Edin do ta kenë rrëzuar,
Bashkohet Qielli edhe Toka,
Se më thanë, qe betuar.
Be të rëndë kish bërë Nard Ndoka!

Do duroj dhe po s’m’i nise,
Havale më ardhtë thika!
Amanet t’u lë shqiptarëve:
“Zgjohi, duhet vrarë frika!”

Duhet vrarë sa s’është vonë,
Të luftojmë vetëm për vete,
Të mendojmë fëmijët tanë,
Jo për bosët me salltanete!

Mbase ia futa dhe pordhës,
Se për mua u ngrys jeta.
Ju bëni hyzmetin Kordhës,
Kurse unë lexoj gazeta.

Berti, urgjent dua shtypin!
Lërmi hilet me përdredhje.
Ca do bien ca do hipin.
Më thuaj, do bëhen zgjedhje?

02) Robert Haxhi: Ç’e gjeti xhaxhon e shkretë!

 

Nuk gjej dot kohë as të vdes.

Ti vazhdon duke bërë show

Del tall leshtë për mëngjes,

Kush s’të njeh, ia këput shpirtin!

 

Thonë, xhaxhon e shkretë ç’e gjeti!

Dhe ashtu nën mustaqe,

Thonë: Sa i lig qenka Berti!

Unë të njoh e të njoh mirë.

Po të të njohë gjithë mileti,

Unë blej e të nis gazeta,

Ti me vrap te tualeti,

sikur rrëfen barsoleta.

 

 

Ti në gjithë jetën tënde

S’ke lexuar një gazetë

Përveç një, vetëm “Palomën”

Që e shfleton fletë më fletë

Bën sikur të ka rënë pika,

Meraku, xhaxho të treti!

Ç’thotë Inglizi, Amerika?

U trete dhe u këpute.

 

Do ketë a s’do ketë votime.

Xhaxho, që të jem modest

Po nuk ka lesh, do ketë qime,

Për momentin kaq të them.

 

Mos mendo kurrë se ta futa,

Me tridhjetë qershor, siç thonë,

Nuk do shkelet kushtetuta.

Ndërsa del e kullon lot.

 

Nga meraku kam kaq net,

Që nuk e mbyll syrin fare,

Mua po me digjet mjekra,

Ti del edhe ndez cingare!

 

Po një gjë të siguroj

Këtë herë himni te sheshi

U këndua kaq me ritëm

Sa nuk më hiqet nga veshi.

 

03) Xhaxho: Berti vër dorë në zëmër,

 

Ç’e ke këtë dreq zakoni?!

Që sulmin luan për mbrojtje.

Ti shëtite majë shezloni.

A mbase të ha një mortje!

Në mal jemi dy tre stane.

Mblidhemi e kuvendojmë.

Kush opinga, kush nallane.

Ç’bëhet poshtë të dimë kërkojmë.

 

Më kanë zgjedhur, mbuloj mediat.

Po gazeta s’më vjen lart.

Dhe ty që të mbaj vëlla.

Në halle më lë në baltë.

 

Unë “Palomën” s’e mohoj,

E lexoj dhe fletë më fletë.

Më beso që fluturoj.

Më jep krah e më jep jetë.

Po më duhen dhe të tjerat.

Është e thënë veç ju të dini?

Dua të di ç’bën Bosharti.

Nga më vajti Vllahutini?

 

Ndaj Berti vër dorë në zëmër,

Dërgomë gazetat, mor king.

Fundi fundit po s’do lekë.

I shkëmbejmë me klering.

 

E bëjmë me abonim,

Të jetë abonim mujor.

Ti dërgomë nga dhjetë çdo ditë.

Kurse unë dashin përçor.

04) Robert Haxhi: Të kuptoj, more jezit!

 

– Po mor po të kuptoj drejt,

Të kuptoj, more jezit!

Këtë here, jo që tall leshtë,

Po edhe i shpupurit.

 

Po vazhdo, se mire e ke,

Ma ke gjetur havalenë.

Unë për vete të flas çiltër,

Ti vazhdon e tall nomenë.

 

Unë shezlonin s’e njoh fare,

Po ti tallu pa pushim,

Një herë që vajta për not,

I thosha shezlonit, nim.

 

Po ti siç duket e di

Pa para thonë, mos pastë

Kur me prunë për të pirë birrë

I thashë nuk punoj me naftë.

 

Aq kisha parë dhe aq dija,

Ti vazhdo, tallu dhe qesh

Që të të shikojë mileti

Të shkon goja vesh me vesh.