‘Rama do më falë tunelin e Llogarasë’- IRIQI bisedon me Bechettin

689
Sigal

Iriqi:- I fitove 110 milionë euro pa bërë asnjë punë.

Bechetti:- Rama pa bërë asnjë punë u bë kryeministër. Unë ngela njeri i thjeshtë. Me plot halle e telashe, por m’i zgjidhi Shqipëria. Shpejt do kërkoj të marr dhe pasaportën shqiptare.

Iriqi:- Mbase nuk ta japin.

Bechetti:- Ma japin se ndryshe i hedh në gjyq. Tani edhe kur shohin foton time, qeveritarët albanezë dhiten nga frika. Më doli fati para me këtë njeriun e gjatë. Kam bërë plot foto të Ramës dhe i kam vendosur kudo, në shtëpi, në zyrë, në makinë. Kush është ky, më pyeti mamaja. Quhet Edi Rama, i thashë. E ç’është ky? Ky për ne është peshku i artë. Çdo dëshirë na i plotëson. Duam pallat të ri, fap e ndërton ky. Duam pushime përrallore, fap na i realizon ky. Duam të blemë ekip futbolli, e ble Rama dhe na i fal ne. Duam jaht apo avion, e blen ky mirëbërësi ynë dhe na thotë, merrini, janë tuajat.

Iriqi:- Ç’do bësh me ato 110 milionë?

Bechetti:- Janë 300 milionë euro. Se deri tani vetëm një gjyq është me vendim. Te tjerat më pas. Lum kush të rrojë, pasanik të më shojë, thotë populli i varfër albanez.

Iriqi:- Po nëse Rama nuk ka para?

Bechetti:- Atëherë do më falë tunelin e Llogarasë. Do e ndërtojë populli shqiptar dhe unë do vendos traun. Për 50 vjet. Pasuri e begatë. Më tej, me gjyqet e tjera do më falë Skavicën dhe ishullin e Sazanit.

Iriqi:- Po ishullin ç’e do?

Bechetti:- Të shoh kur do dalin vlonjatët në Lungomare e do djegin sozitë e Ramës prej bukë peshku. Të dëshpëruar se i rrejti me Lungomaren. Mua më fali dhjetë Lungomare.

Iriqi:- D.m.th nuk do largohesh nga Shqipëria?

Bechetti:- A largohet ujku nga vatha e dhenve. Sa të jetë Rama, veç pasuri do bëj atje. Së shpejti do hap televizionin dhe …

Iriqi:- Dhe?

Bechetti:- Dhe që emisionin e parë do bëj sondazh që Basha i fiton zgjedhjet. Atje Rama nuk mban e pasi të rrufitë tre viza, ma mbyll prapë median. Hop fitoj sërish 110 milionë. Makinë leku e kam kryeministrin e Atdheut të Shqiponjave. Si proverbi shqiptar. Fap ia fut me shkop bythës e ai fap nxjerr flori.

Iriqi:- Kjo është për gomarin.

Bachetti:- Pse Rama nuk i ngjet? Më pasuroi mua me tre fjalë që pordhi nga goja e tij. E sheh që dhe tërmeti bën më pak dëm se sa ky… i gjati veshgjatë.

(Syri.net)