Kur lëngon vatani

527
Sigal

 Kudo shkoj e kudo vete,

Të gjithë flasin me vete,

Të vegjël e të mëdhenj,

Të mençur e budallenj!

Më thotë një burrë i shtruar,

Sytë o mik të kanë mashtruar,

S’flasin me vete si thua ,

Po këndojnë dëgjo mua !

Këndojnë nga lumturia,

Që u solli qeveria,

 Luten ditë e luten natë,

“ O  Sali  jetë të gjatë ”!

Jetë të gjatë o i bekuar ,

Se tonën e ke shkurtuar,

 Je përpjekur si vigani,

Ndaj në bisht lëngon vatani !

Jeta jonë fusha me lule,

Gjer në rrëzë na i ngule,

Vendin nga rrënja e shkule,

 Nuk i le gjëkund një tule !

 Po në prapë të duam shumë ,

Sa na del lugat në gjumë,

Një si ty në të vërtetë,

Lind një herë në njëmijë vjet !

Lind një herë në njëmijë vjet ,

Krejt i marrë dhe në pushtet,

 Se u rrite me petrita,

S’ke siklet nga opozita !

Petrita ishin dyqind

Nga ata dole me xhind,

Për asnjë nuk është sekret

 Ti atyre u përket !

Petritat nuk rrojnë më,

Po ka mbetur vetëm një,

Vetëm një po kryexhind,

Kryexhind sa për dyqind !