Hyskë Borobojka/ Numuri ters

345
Sigal

Thonë se numri “13” është një numër ters, që sjell fatkeqësi e mynxyra. Dhe s’janë të rralla ndodhitë vrastare, që ky mavri apo viran numër me dy shifra ka ndjellë lajme zeher për vendin tonë. Trembëdhjetë burra të një fisi, si njëmijë ishin Bilbilenjtë nga Kurveleshi, kur luftonin me “koshadhet” e Turqisë. Por të tradhtuar nga laneti Xhelil Voshtina, u kapën dhe i shpunë përtej Janinës te një rrap degëmadh e rrënjëtrashë për t’i varur në litar. Populli, ky poet i madh anonim, u ngriti këngën: “Trembëdhjetë Blbilenjtë,/ Vanë në litar vetë./ Lanet paç Xhelil Voshtina,’ Vrave trembëdhjetë trimë”.
Trembëdhjetë është edhe numri biznesmenëve shqiptarë, që u vranë njëri pas tjetrit brenda gjashtë muajve. Për trembëdhjetë Bilbilenjtë të spiunuar e të tradhtuar që “vanë vetë në litar”, dihet me emër e me mbiemër, kush i spiunoi e i tradhtoi. Dihet edhe bimbashi e xhandarët e Sulltanit që i shpunë të rrapi i vjetër për t’i varur, te ajo pemë e madhe, që edhe sot e kësaj dite quhet: “Rrapi i Bilbilenjve”. Kurse për vrasjen e trembëdhjetë biznesmenëve brenda gjashtë muajve, ka vetëm hamendje, mendime, sugjerime e pista të ngritura, si ata që kërkonin gjurmët e ujqve, ndërsa egërsirat kishin çarë ferrën në “drejtim të paditur”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf