Fejton/ Thoma Goga: Ujku mjegull do…populli ngopet me demagogji e fjalë

175
Sigal

-Ka plasur korrupsion i madh, kurse shteti merret me biznesin e vogël

– Shikoni kullat dhe koncesionet, shikoni pagat e pensionet

– E lirë është kripa në Durrës, po e ngre qeraja rrugës

– Në tavolinë “shefja e shtëpisë” më le lënë “listrën” për ushqimet, mua smë dalin llogaritë

– Pensioni  s’del as për dritat dhe ujin jo më për peshk e biftekë

Fejton: Thoma  Goga

“Këto punët e pazarit i kam patur si gozhda në sharrë. Një ditë dola si gjithmonë në pazar. S’më kujtohet; ishte dimër apo behar. Te sheshi i kasabasë tonë gjullurdi e madhe. Një burrë hipur mbi karrocë shiste plaçkurina. E njoha menjëherë. Ishte Mazllumi. Jo vetëm që jemi nga një anë, po kemi luajtur tok te filmi “I teti në bronz”. Kishim kohë pa u pjekur.  

– Pazari mbarë, Mazllum!”

Çdo mëngjes bëj gati “listrën” me ushqimet e ditës dhe trastat. Po i kthehemi traditës “popullore” me trasta dore, se dhe qeset plastike janë me lekë në dorë. Tani që çmimet rriten ditë për ditë, edhe “listra” është fishkur…Prandaj kur shkoj nga zarzavatet, kaloj atje ku janë gjysmë të kalbura. Aty dhe çmimet janë më “të fishkura”.

Nejse. Këto punët e pazarit i kam patur si gozhda në sharrë. Një ditë dola si gjithmonë në pazar. S’më kujtohet; ishte dimër apo behar. Te sheshi i kasabasë tonë gjullurdi e madhe. Një burrë hipur mbi karrocë shiste plaçkurina. E njoha menjëherë. Ishte Mazllumi. Jo vetëm që jemi nga një anë, po kemi luajtur tok te filmi “I teti në bronz”. Kishim kohë pa u pjekur.

– Pazari mbarë, Mazllum! Qenke djersitur, zotrote, – i thashë.

– E po ç’të bësh o zoti Thoma, pazari të djersinë. Krizë e madhe. Shyqyr që plasi lufta, se për mua plasi dhe puna. Këtij fukara populli të gjithë i kanë rënë më qafë. Thashë t’ja fus dhe unë. Po e di ç’ke ti, sa ta mbyll “dyqankën”, ulemi për kafe.

“- E lirë është kripa në det, o zoti mësues, po e ngre qeraja rrugës,-ma ktheu Mazllumi.- Këtë kripë ja kam blerë një tuxhari turk. Vajgurin ma dërgon i biri putanës nga Rusia. Kurse grurin e bleva te një grekaxhi që e kishte xhvatur në Serbi. Kam miq unë ore, babam. Nuk i mbajta sytë nga “Ballkani hapur”, që erdhi me aq bujë. E ç’bëri, bre? Një vërë në ujë…”

Ashtu bëmë. U ulëm ngjitur me “karrocën-dyqankë”. Shpejt na erdhi dhe kafeja.

– Njerëzit po vriten Mazllum, kurse ti majmesh në kurriz të popullit.

– Jo zoti Thoma, më zëntë sytë buka që ha! Për popullin mendoj. Të kujtohet kur u plagos Ibrahimi? Të mos isha unë, ai do kishte vdekur te mulliri xha Asllanit. E mban mend kur e çuam me qerre te doktor Kristua?

– Atëherë na le në mes të rrugës, se i mbushe poturet nga Lefter Lefteri.

– Nuk doja të përzihesha me politikë. Ja edhe tani unë shikoj tregëtinë. Tregëtia kështu e ka.

– Si e ka, sipas teje? Të përfitosh nga lufta?! Ujku mjegull do…

– Jo zoti Thoma, jo. Edhe ne me luftë e nxjerrim paranë. Andej nga qyteti bukë s’ka, këtej nga fshati kripë s’ka. Marr dhe ca çingla-mingla të tjera dhe i këmbej. Kështu dhe këta fakirë fukarenj i ndihmoj nga pak.

– Pse nuk e ul çmimin e kripës? Sa e ke marrë zotrote? Po grurin dhe miellin nga e mbledh? Po vajguri nga të vjen?

– E lirë është kripa në det, o zoti mësues, po e ngre qeraja rrugës,-ma ktheu Mazllumi.- Këtë kripë ja kam blerë një tuxhari turk. Vajgurin ma dërgon i biri putanës nga Rusia. Kurse grurin e bleva te një grekaxhi që e kishte xhvatur në Serbi. Kam miq unë ore, babam. Nuk i mbajta sytë nga “Ballkani hapur”, që erdhi me aq bujë. E ç’bëri, bre? Një vërë në ujë…

“Nuk po e duroja dot këtë matrapaz  dredharak, ndaj thirra kamerierin të paguaja kafetë.

– Rri bre Maqo, rri. S’kam vdekur unë që të paguash ti. Ai pensioni yt s’del as për dritat dhe ujin. Dhe shiko, paguaj shpejt se të fusin brenda këta”

– Shteti i kompeson edhe bizneset me paketa ndihmëse,- ndërhyra unë.

– Ja ashtu si ju në kohën e luftës. E shpërndatë kripën dhe vajgurin falas nëpër fshatarë dhe paratë nuk m’i dhatë. Më latë në dorë një pusullë pa firmë e vulë.  Pastaj kur erdhët në pushtet, më morët qetë edhe qerren. Më latë vetëm hostenin në dorë. Po të rrojë Sali Prontombrapa, që bëri sikur u vra në film dhe u ringjall. Ai m’i dha të gjitha. Se ju të lini koromane…

– S’ke faj, se shteti ynë është zemërgjerë. Ndaj abuzon ti, kulaku derrit. Je biznes si gjithë të tjerët, kurse ti…Ku i ke faturat, ku e ke kasën fiskale?

– Ku t’ja vë prizën asaj “kastës”, apo në bythë të gomares. Rri Maqo, për kokën tënde! Ka plasur korrupsion i madh, kurse ti merresh me biznesin e vogël. Shikoni kullat dhe koncesionet, shikoni pagat e pensionet.

– Ato i di shteti,- ja ktheva Mazllumit.

– O të dhjefsha shtetin! I ngordhi njerëzit. Shtet do bëjmë ne, kur të vijë në pushtet kumandari ynë…

Nuk po e duroja dot këtë matrapaz  dredharak, ndaj thirra kamerierin të paguaja kafetë.

– Rri bre Maqo, rri. S’kam vdekur unë që të paguash ti. Ai pensioni yt s’del as për dritat dhe ujin. Dhe shiko, paguaj shpejt se të fusin brenda këta.

Atë çast më doli gjumi. Isha bërë ujë, sikur kisha dalë nga lumi. Kisha qënë në ëndërr. Hallet e ditës më vërvitën natën te Mazllumi. He dreq o punë, ku nuk shëtit e shkreta mendje?!

Në tavolinë “shefja” më kishte lënë “listrën” për ushqimet. Bëja llogarinë allaturka më dilte sterr. E bëja allafrenga dreq e më keq. Nuk thonë kot; hesapi shtëpisë nuk del në pazar. Me se t’i merrja ushqimet? Nuk dilte llogaria, se ishin ngritur prapë çmimet…