Studimet në Angli / Ja si të fitoni studimet jashtë vendit në Angli, plotësimi i dokumenatve, kërkesat, kostoja e jetesës, universitetet kryesore tarifat e shkollimit dhe rregullat e reja në fuqi

190
Sigal

Procedurat e reja dhe hapat që ndiqen për të studiuar në Gjermani

Rruga drejt shkollave të larta gjermane – formalitetet

A mund të fillosh të studiosh menjëherë në Gjermani?

Për fat të keq jo. Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të japin fillimisht një provim që quhet “Feststellungsprüfung”. Provimi ka dy pjesë: një provim teknik dhe DSH-ja (“Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang”, shiko “Gjuha”). Për këtë provim, ju mund të përgatiteni nga një institucion parauniversitar, që quhet “Studienkolleg”. Në të gjithë Gjermaninë ekzistojnë “Studienkolleg”-e.

Atëherë, çfarë duhet të bëni fillimisht?

Hapi i parë: Kërkoni në internet universitetin ose institutin e lartë profesional për të cilin jeni të interesuar. Këta do t’i gjeni gjithmonë nën adresat si p.sh: ëëë.uni-konstanz.de (për universitetin e Konstancës) apo ëëë.fh-jena.de (për institutin e lartë profesional të Jenës).

Hapi i dytë: Kërkoni faqet e “Akademisches Auslandsamt”-it (AAA) ose “International Of-fice”. Atje mund të informoheni – edhe në anglisht – se për cilat dokumente keni nevojë për të bërë një aplikim. Në shumë raste, këta janë: Dëftesa e pjekurisë, një certificate, që tregon nivelin tuaj të gjermanishtes, një fotokopje e pashaportës tuaj dhe një letër motivimi. Nëse studioni në një universitet shqiptar, kërkohet edhe një certificate, që provon se e keni kaluar provimin e pranimit. Të gjitha dokumentat në shqip duhet të jenë të përkthyera në gjermanisht dhe të noterizuara.

Hapi i tretë: Plotësoni një “Antrag auf Zulassung zum Studium für ausländische Studienbe-ëerber/innen” (“Aplikim pranimi për studime nga aplikues të huaj”). Këto aplikime ekzistojnë në gjermanisht dhe në anglisht. Shumica e universiteteve përdorin këtë aplikim standart.

Kur janë afatet e fundit për t’i dorëzuar aplikimet?

Sa më shpejt, aq më mirë. Në shumë universitete dhe institute të larta profesionale data e fundit është 15 korrik, në disa shkolla të larta data është më herët. Zakonisht, shkollat e larta nuk pranojnë në asnjë mënyrë që dokumentat të dorëzohen më vonë. Deri në datën e përcaktuar të gjitha dokumentat duhen të ndodhen në zyrat e “Akademisches Auslandsamt”-it ose në zyrën e ASSIST-it.

Çfarë është “ASSIST”?

“ASSIST” është një vend qendror që i ngarkuar nga rreth 50 shkolla të larta kontrollon nëse dokumentat tuaja janë të plota dhe formalisht në rregull. Nëse universiteti që ju keni zgjedhur është anëtari i ASSIST-it duhet të drejtoni aplikimin tuaj atje. Aktualisht një aplikim me ASSIST-in kushton 50 Euro. Çdo aplikim tjetër kushton 10 Euro. Adresa në internet me listën e universiteteve anëtarë: ëëë.uni-assist.de.

Çfarë mund të bëj në rastin kur ka probleme?

Duhet të mbani patjetër kontakt me “Akademisches Auslandsamt”-in apo me “International Office”. Formuloni pyetjet tuaja në mënyrë sa më konkrete; shumë zyra nuk u përgjigjen më pyetjeve të përgjithshme (si p.sh. “Hello, my name is XY, what can I do if I ëant to study in your university?”), sepse marrin çdo ditë disa qindra E-Maile nga gjithë bota. Në qoftë se nuk merrni përgjigje, provoni një herë tjetër. Provoni edhe të flisni me telefon.

Universitetet Gjermane në Internet – Deutsche Hochschulen im Internet

Baden-Württemberg

FH Aalen
FH Albstadt-Sigmaringen
FH Biberach, Hochschule für Bauëesen und Ëirtschaft
FHS Esslingen, Hochschule für Sozialëesen
FHT Esslingen, Hochschule für Technik
HfM Freiburg, Staatliche Hochschule für Musik Freiburg
PH Freiburg (Uni Freiburg)
Uni Freiburg, Albert-Ludwigs-Universität Freiburg
FH Furtwangen, Hochschule für Technik

Bayern
ABK Nürnberg, Akademie der Bildenden Künste
EFH Nürnberg, nichtstaatliche Evangelische FH.
FH Nürnberg, Georg-Simon-Ohm-Fachhochschule
Uni Passau
FH Regensburg
Uni Regensburg
FH Rosenheim
FH Schweinfurt
FH Weihenstephan, in Freising
FH Würzburg
HfM Würzburg, Hochschule für Musik
Uni Würzburg, Bayrische Julius-Maximilians-Universität
FH Würzburg-Schweinfurt-Aschaffenburg

Berlin

ASFH Berlin, FH für Sozialarbeit und Sozialpädagogik “Alice Salomon”
BA Berlin, Berufsakademie
EFH Berlin, nichtstaatliche Evangelische FH für Sozialarbeit und Sozialpädagogik. Evangelische Kirche Berlin-Brandenburg
Europäische Wirtschaftshochschu le EAP
FHBund, FH des Bundes für öffentliche Verwaltung / Fachbereich Sozialversicherung bei der Bundesversicherungs anstalt für Angestellte (BfA)