Vendi, që në mungesë të burimeve të shumta natyrore, ka kthyer edukimin dhe dijen në një nga burimet më të rëndësishme. Sistemi arsimor zviceran njihet si një nga më të mirët në botë.
Me reputacion të pathyeshëm për edukimin në hoteleri
Zvicra është shtëpia e shoqatës së parë të hotelerisë dhe për më shumë se një shekull, shkollat private zvicerane ofrojnë edukim të personalizuar dhe me standarde të shkëlqyera, për të cilat Zvicra është aq e famshme.
Vendi që vlerëson arsimin
Zvicra investon çdo vit pothuajse dyfishin çdo vendi europian në çështjet e arsimit, qoftë në zhvillimin e infrastrukturës ose të kërkimit. Në Zvicër arsimimin e shohin si të pandarë nga zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti politik. Për ta shkolla është një forcë drejtuese në të ardhmen plot risi.
Kompani ndërkombëtare në tregun e punës
Kombet e Bashkuara, Google, Novartis, Roche, UBS, Nestle dhe shumë kompani të tjera i kanë vendosur selitë e tyre në Zvicër, falë liberalizmit ekonomik, kushteve të favorshme të punësimit dhe stabiliteti politik, bën të mundur që kompanitë dhe organizmat ndërkombëtare të zgjedhin Zvicrën, duke sjellë edhe më shumë punësim.
Stabilitet dhe standarde jetese
Qytetet zvicerane vazhdimisht renditen ndër vendet më të mira për të jetuar në botë, duke marrë vlerësime maksimale në sigurinë e jetës, bukurinë natyrore, infrastrukturën dhe mundësitë e përfitimit material.
Faktet më të rëndësishme rreth Zvicrës
Sistemi Arsimor Zvicerian
Zvicra konsiderohet si një nga vendet më të zhvilluara në arsimin e ashtëquajtur “Dyfishtë” edukim profesional dhe trajnim (VET) në të cilin studentët kombinojnë aspektin akademik në bankat e shkollës dhe praktikën pranë bizneseve. 70% e të rinjve Zvicerianë me mbarimin e viteve të shkollimit të detyrueshëm, ndjekin shkollat profesionale në fusha të ndryshme të teknologjisë, shëndetit, artizanatit, bankave, hotelerisë , prodhimtarisë e me rradhë.
Përsa i përket arsimit të lartë, Zvicra ka 12 universitete shtetërore dhe 2 institute federale të teknologjisë. Arsimi i lartë profesional dhe trajnimet (VET) janë specialiteti i Zvicrës dhe ajo ofron programe të nivelit të tretë profesional (pra, deri në nivelin e diplomës) me fokus vetëm në aftësitë profesionale dhe pozicionet e menaxhimit.
Universitete tradicionale universitetet kantonale dhe Institutet e Teknologjisë në rang Federal. Universitete të shkencave të zbatuara përfshihen këtu edhe universitetet e artit, të muzikës dhe të mësimdhënies. Aplikimet në universitetet publike kryhen në mënyrë të pavarur dhe jo nëpërmjet një sistemi të unifikuar, ndaj është e rëndësishme që para se të fillojnë aplikimin, studentët të informohen mbi shkollat dhe fakultetet, ku dëshirojnë të aplikojnë.
Pavarësisht se gjuha angleze flitet gjerësisht, pjesa më e madhe e programeve universitare zhvillohet në një nga gjuhët zyrtare: gjermanisht, frëngjisht ose italisht. Ndaj sugjerohet që studentët ndërkombëtarë të kontrollojnë me kujdes universitetet që ofrojnë degët në gjuhën e tyre të preferuar, pasi mësimdhënia mund të zhvillohet në gjuhë të ndryshme edhe brenda një universiteti. me kohëzgjatje 1 vit. Institucionet Private zënë një pjesë të rëndësishme në arsimin zviceran. Pjesa dërrmuese e tyre i kanë programet në gjuhën angleze. Shkollat që kryesojnë tregun e arsimit privat në Zvicër janë nga më të njohurat dhe më të vjetrat në vend. Përpjekja e tyre e vazhdueshme për të ruajtur standarde të larta në cilësi, i lidh ato me imazhin e Zvicrës, si markë tradicionalizmi dhe cilësie. Shkollat dhe universitetet private ofrojnë programe të ndryshme akademike, si: hoteleri-turizëm dhe programe të menaxhimit e hotelerisë, dizenjues orësh, profesionet artizanale.
Gjeografia e Zvicrës
Zvicra është e vendosur në sistemin e vargmaleve të larta të Alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyrorë ndërmjet shteteve të Evropës së Mesme dhe të atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli transit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohore e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.
Klima
Klima e Zvicrës, edhe pse varet nga shumë faktorë, coptimi i relievit dhe shtrirja e theksuar vertikale e përcakton karakterin e saj. Në pjesën jugore, në luginat që janë të mbrojtura pej erërave të ftohta, ndihet ndikimi i klimës medhetare, ndërsa viset perëndimore janë nën ndikimin e e Oqeanit Atlantik. Regjimi termik në Cyrih në janar është 0,12 C, në korrik 19,6 C, dhe reshje vjetore 1,092 mm. Reshjet janë gjithënjë më të mëdha në pjesët më të larta të relivit në të cilat arrin më tepër se 2,000 mm. Përkundër tyre në Ronën e Epërme , në rethinën e Gjenevës sasia e reshjeve mezi arrinë 600mm.Ka klime malore alpine.