Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj
Gjermania hap dyert nga 7 janari, mësoni detajet
Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Vendi që po na merr infermierët, ofron punë edhe në bujqësi, paga deri në 150 euro dita. Nëse vendi ynë është duke u varfëruar gjithmonë e më shumë, e të gjithë ankohen për mungesën e vendeve të punës, lajme të mira vijnë nga Gjermania. Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke u kërkuar punëtorë për korrjen e asparagut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë. Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Në Gjermani, vjelja e asparagut mund t’ju sjellë deri në 150 euro në ditë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për punë. Punëdhënësit gjermanë po japin një minimum prej 8.60 euro në orë, që është pak më shumë se vitin e kaluar. Korrja e asparagut për punëtorët gjermanë është një punë me pagë të dobët, sepse punëtorit i janë mohuar paratë nga ushqimi dhe banesa. Duhet ta keni parasysh se gjatë orarit të lirë, punëtorët jetojnë dhe të flenë në dhoma të përbashkëta me punonjësit e tjerë. Kjo përfshin ndarjen e tualeteve dhe dusheve. Dita e punës zgjat 12-13 orë. Në raste të veçanta kur asparagu rritet me shpejtësi dhe kur moti është i ngrohtë, dita e punës zgjat deri në 20 orë.
Kancelarja Gjermane Angela Merkel gëzon të gjithë shqiptarët
Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nga 7 janari do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së. Ky informacion është shpallur zyrtarisht nga Merkel, ku thotë se qytetarët do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së. Kjo do ishte dëshira më e madhe e shqiptarëve, shpresojmë të realizohet ndonjëherë. Kancelarja Gjermane me këtë lajm i gëzoi gjithë Shqiptarët. Danke Angela!
Pas disa vitesh negociata, patentat shqiptare do njihen në Greqi
Më në fund patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht në Greqi.
Marrëveshja e përfolur që prej dy vitesh, miratimi i të cilës i jep zgjidhje një herë e përgjithmonë njërit prej problemeve të shumta për mijëra bashkatdhetarë. Miratimi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet brenda ditësh me votimin e saj në parlamentin grek.
Pas disa vitesh negociata, patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht, duke bërë një lehtësim të madh për bashkatdhetarët që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të pajisen akoma me patentë greke. Shqiptarët në shtetin grek që kanë një leje drejtimi shqiptare, pas miratimit të marrëveshjes në Parlament do të mund të lëvizin në shtetin fqinj me makinat e tyre pa asnjë problem pasi të kenë bërë konvertimin e saj.
Bjellorusia, shteti tjetër ku shqiptarët mund të shkojnë pa viza
Një marrëveshje e fundit për heqjen e ndërsjellë të vizave është nënshkruar ditët e fundit 2019, mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Marrëveshja u nënshkrua në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, mes ambasadorit bjellorus Vladimir Semashko dhe atij shqiptar në Rusi, Arben Gazioni. Pasi të hyjë në fuqi, marrëveshja do t’i mundësojë shtetasve shqiptarë dhe bjellorusë të udhëtojnë pa qenë nevoja për vizë në shtetet përkatëse për një periudhë 30 ditore. Marrëveshja ka për qëllim promovimin e lidhjeve tregtare dhe afariste, turizmin, si dhe për të zgjeruar kontakte kulturore, shoqërore dhe humanitare.