Vasil Zaho, LSI: Mega-vjedhjet dhe skandalet miliarda euro të “Rilindjes”

334
Sigal

 

Vasil Zaho

Ekonomist

KLSH vlerëson  7.2 miliardë euro është dëmi që kjo qeveri i ka bërë vendit. Me një shumë të tillë mësuesit dhe pensionistët do kishin dyfishim të pagave dhe pensioneve.

Qeveria Rama, e vetmja në botë, e cila financat e shtetit nuk i përshtati në funksion të luftës kundër koronavirusit. Përmes koncensioneve dhe PPP-ve qeveria Rama ka shkaktuar mega-vjedhje ndaj vendit dhe buxhetit të shtetit.

Sipas KLSH 7.2 miliardë euro është dëmi që kjo qeveri i ka bërë vendit. Me një shumë të tillë mësuesit dhe pensionistët do kishin dyfishim të pagave dhe pensioneve.

Qeveria Rama është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për periudhën 2015-2032, për të cilat do të duhet të paguajë në total gati 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë e mbledhura nga taksapaguesit shqiptarë.

Por, teksa këto kontrata janë në vitet e para të zbatimit, shumë probleme janë shfaqur që tani.

Shpejtësia dhe intensiteti me të cilin u miratuan ato përgjatë katër viteve të fundit po rezulton se ka sjellë gabime në llogaritje e parashikime, që po detyrojnë derdhjen e parave shtesë nga taksapaguesit.

Vetëm për pesë koncesione: Ineceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Laboratorët, rruga Milot-Balldren dhe Check up, buxheti do të duhet të paguajë rreth 240 milionë euro shtesë për punë të paparashikuara, apo shërbime të pakryera, duke e rritur në total vlerën e këtyre kontratave me 30%, nga rreth 790 milionë euro në 1 miliard euro.

Pas emergjencës së krijuar nga koronavirusi, qeveria rialokoi 17 milionë euro nga disa kontrata koncesionare, por këto janë vetëm pezullime dhe shtyrje, që një ditë do paguhen, ndërkohë deri tani askush nuk është dënuar për dëmet afatgjata që i janë krijuar buxhetit nga gabimet në kontrata.

Gjatë pandemisë të gjithë shqiptarët kuptuan se koncensionet qindra-miliona eurosh, si:

Inceneratori i Fierit – 40 milionë USD,

Inceneratori i Elbasanit – 52 milionë USD,

Rruga Orikum-Dukat – 75 milionë USD,

Trau tek Rruga e Kombit – 470 milionë USD,

Tenderi i Unazës së Re – 20 milionë euro/km, ishin investime tërësisht në kundërshtim me nevojat themeltare që kishte vendi në pikun e pandemisë e për më të tepër do e bëjnë edhe më të rëndë realitetin ekonomik post-pandemi.

Për më tepër, qeveria Rama ishte e vetmja në botë, e cila financat e shtetit nuk i përshtati në funksion të luftës kundër koronavirusit.

Por edhe në kohë pandemie qeveria vazhdoi të derdhë miliona euro për inceneratorë që nuk janë vënë ende në punë, për beton e pllaka sheshesh, në drejtim të disa kompanive të përzgjedhura e të privilegjuara.

Pushteti qendror, ai lokal dhe administrata në përgjithësi vazhduan që të tenderojnë, duke blerë e shpenzuar njësoj si në kohë normale.

Vetëm gjatë pandemisë në të gjitha bashkitë e vendit vazhduan tenderimet lumë, me afate 5-10 vjeçare.

Për këtë arsye 25 prilli është një datë e rëndësishme për vendin, pasi kërkohet një qasje e re qeverisëse, frenim të korrupsionit, me politika të reja që sjellin stabilizim dhe zhvillim ekonomik, dhe këtë mund ta sjellë vetëm një qeveri e re dhe parlament i ri dhe me “rilindjen” e larguar.