Udhëzimi i Financave/ Dhurimi i pronës midis familjarëve pa paguar tatimin 15%

Dhurimi i pronës apo truallit midis familjarëve kryhet pa paguar tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është botuar në Fletoren Zyrtare.

NOA

Udhëzimi citon se, në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.

Vlera e banesës dhe/ose truallit të dhuruar ose të përfituar nga heqja dorë e pasurisë brenda lidhjes gjinore në familje, për qëllime të llogaritjes së të ardhurës personale të përjashtuar nga tatimi, është çmimi minimal fiskal i përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, në momentin e dhurimit.

Udhëzimi sakteson se, dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.