Sondazhi: Dështon mësimi online/ ‘Qëndresa Qytetare’: 58% e studentëve vuajnë mungesën e internetit. Universitetet nuk reduktojnë tarifat

355
Sigal

Reduktohen  kostot administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare, tarifa paguhet njësoj

Sondazhi në Universitete mbi mësimin në distancë: 58% e studentëve  vuajnë mungesën e internetit   

 

-Studentët paguajnë 10 – 30 euro/ muaj për internetin

-Studentët vlerësojnë me 8 pedagogët dhe me 5 sekretaritë e Fakulteteve

-Në mësim marrin pjesë vetëm 60% e studentëve

 

Një sondazh i organizuar nga ‘Qëndresa Qytetare’ mbi mësimin online në 9 universitet publike dhe impaktin që ka kjo lloj mësimdhënie te studentët, ka nxjerrë disa përfundime që japin një panoramë më të qartë mbi këtë metodologji të re.

Sipas organizatës,  “77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. Kjo sipas tyre tregon një cilësi të dobët të të nxënit, pasi telefoni nuk të jep mundësinë për të bashkëvepruar mirë me materialet mësimore.”

Sondazhi ka marrë parasysh edhe koston që studentët paguajnë për të pasur akses në internet dhe rrjedhimisht në mësimin online.

Bazuar në të të dhënat e mbledhura, 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online.

Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto permanente mujore si ajo e blerjes së paketave të internetit, cila përllogaritet të jetë mbi 2Milion E/muaji. Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë  20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë  30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online.

Nga ana tjetër asnjë nga 9 universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur.

Pjesëmarrja mesatare e studentëve në seminare dhe leksioneve në 9 universitete publike është në masën 60%. Ndërkohë që 38.5% e studentëve janë shprehur se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit online. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndjekur mësimin online në masë më të madhe 79%, ndërsa studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”e kanë ndjekur mësimin online në masën më të vogël me vetëm 39%.

Studentët e 9 universiteteve publike e kanë vlerësuar me notën 6 efektivitetin e mësimit online, me notën 7 – 8 gadishmërinë e pedagogëve dhe me notën 5 – 6 shërbimin e ofruar nga sekretaritë e fakulteteve, duke shënuar kështu një diferencë mes shërbimeve të cilat ata paguajnë drejtperdrejtë me tarifat dhe shërbimit të pedagogëve të cilët mbulohen nga buxheti shtetit

‘Qëndresa Qytetare’ rekomandon:

  • Një fond specifiknë buxhetin e vitit 2021 për sigurimin e qasjes në internet dhe mjete digjitale për të gjithë studentët.
  • Zhvillimin e mësimit të alternuar,
  • Ndryshimin e ligjit 80/2015duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë.
  • Rivlerësim të tarifës së studimitduke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare.