Skandal tek Banka e Shqipërisë, dy punonjës kanë vjedhur para në BSH

746
Sigal

TIRANE– Dy punonjës së Bankës së Shqipërisë janë kallëzuar penalisht nga ky institucion, pasi akuzohen se kanë vjedhur para në BSH. Sipas në një njoftimi të Bankës së Shqipërisë, ky institucion ka bërë më 21 korrik 2014 kallëzim penal ndaj shtetasve me inicialet A.B dhe M.B, të dy punonjës në Departamentin e Emisionit të Bankës Qendrore. Sipas njoftimit të BSH, këta shtetas akuzohen për përvetësimin e vlerave monetare në ngarkim. Tashmë materialet dhe provat ngarkim të të kallëzuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal dhe po vijon me intensitet hetimet. Por sipas Bankës së Shqipërisë, informacioni lidhur me këtë rast është i klasifikuar, “në përmbushje të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të sekretit hetimor”.