Bledar Shella zgjidhet kryetari i ri i Bordit të Shoqatës së Bankave

462
Sigal

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). njoftoi se ka zgjedhur pesë anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës, dhe kryetarin e ri të saj.

Anëtarët e zgjedhur janë:

  1. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania;
  2. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT);
  3. Maltin Korkuti,Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank;
  4. Dritan Mustafa , Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank;
  5. Bozhidar Todorov,Drejtor i Përgjithshëm i FIBank Albania.

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës u zgjodh z. Bledar Shella dhe z. Seyhan Pencabligil u zgjodh Zëvendës Kryetar.

“Zyra Ekzekutive e AAB-së falënderon Komitetin Ekzekutiv dhe ish Kryetarin, zotin Silvio Pedrazzi,- i cili, së afërmi do të angazhohet në projekte të tjera, – për përfaqësimin e Shoqatës me cilësi, standard dhe vizion, duke përballur me sukses situatën e vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, dhe me këtë rast i uron Bordit Mbikëqyrës dhe Kryetarit, z. Bledar Shella, suksese në përballimin e kërkesave të reja të zhvillimit të tregut bankar dhe përfaqësimit të industrisë bankare!”, sipas njoftimit zyrtar të AAB