Shqipëria me koston më të lirë të prodhimit të energjisë por me çmimin më të shtrenjtë dhe korrupsionin më të madh

373
Sigal

 

SPAK  të hetojë se çfarë masakre e ka përpirë energjitikën shqiptare, konsumatorin dhe bizneset

 Shqipëria është nga vendet e rralla në Europë dhe në Botë që ka koston më të lirë të prodhimit të energjisë elekrike pasi, HEC-et që punojnë me përdorimin e ujit e kanë rinxjerë disa herë koston e tyre të prodhimit. Nëse kemi parasysh edhe pagat e ulëta dhe nivelin e jetesës në vendin tonë,shpenzimet janë minimale përsa i përket pagesave apo mirmbajtjes. Sipas ekspertëve 1kë /orë energji prodhohet deri tek konsumatori me një vlerë rreth 1.8 lekë ose 18 lekë të vjetra. Por në fakt energjia që iu shitet konsumatorëve dhe bizneseve është më e shtrenjta në Europë, po të kemi parasysh diferencën mes prodhimit dhe blerjes nga konsumatori privat dhe familjarët. Shkaku se përse ky çmim është i shtrenjtë lidhet vetëm me faktin që administarta është e mbushur me militantë dhe patronazhistë dhe se shitblerja bëhet nga kompanitë e oligarkëve të lidhur me qeverinë. Eksporti ( shitja) bëhet me çmim qesharak ,ndërsa importi( blerja) bëhet me 5 fishin me të cilën kryhet shitja. Kjo është arsyeja që SPAK duhet të hetojë dhe do të shikojë se çfarë masakre e ka përpirë energjitikën shqiptare, konsumatorin  dhe bizneset.

Edhe pse Shqipëria ka burimet më të shumta natyrore për prodhimin e energjisë elektrike të tilla si uji, dielli dhe era, familjet tona paguajnë fatura të larta mujore për konsumin e elektricitetit në raport me vendet e tjera në Rajon. Shqipëria u rendit si vendi me çmimin më të lartë në Rajon pas Malit të Zi, sipas Eurostat për vitin 2021.Të dhënat tregojnë se familjet shqiptarë paguajnë 9.37 euro për 100 kilovat të harxhuara nga 9.74 euro që paguajnë familjet në Malin e Zi. Familjet në Bosnjë paguajnë 8.68 euro për kilovat/orë, në Maqedoninë e Veriut, 8.4, në Serbi 8.11, në Turqi, 7.88, ndërsa çmimet më të ulëta ofrohen në Kosovë me vetëm 6.07 euro për kilovat-orë.Fatura e energjisë për familjet shqiptare do të shtrenjtohet me tej në këtë vit, si rrjedhojë e një nismë për të rritur çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat/orë në muaj.Në gjysmën e dytë të vitit 2021, çmimet mesatare të energjisë elektrike shtëpiake në BE u rritën ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 (21,3 € për 100 kËh), duke qëndruar në 23,7 € për 100 kËh.

Çmimet mesatare të gazit në BE u rritën gjithashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020 (7,0 € për 100 kËh) në 7,8 € për 100 Kwh në gjysmën e dytë të 2021. Kohët e fundit, çmimet e shitjes me shumicë për energjinë elektrike dhe gazin janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në . Kostot e energjisë dhe furnizimit, të shkaktuara nga disa faktorë ekonomikë, kanë ndikuar kryesisht në rritjen. Çmimet e energjisë elektrike shtëpiake u rritën në 25 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e dytë të 2021, krahasuar me gjysmën e dytë të 2020. Rritja më e madhe (e shprehur në monedhat kombëtare) u regjistrua në Estoni (+50%), përpara Suedisë (+49% ) dhe Qipron (+36%). Uljet e vetme u vunë re në Sllovaki (-6%) dhe Hungari (-0.1%). Shprehur në euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike shtëpiake në gjysmën e dytë të 2021 ishin më të ulëtat në Hungari (10,0 € për 100 kËh), Bullgari (10,9 €) dhe Kroaci (13,1 €) dhe më të lartat në Danimarkë (34,5 €), Gjermani (32,3 €). ), Belgjika (29,9 €) dhe Irlanda (29,7 €). Në të kundërt, uljet e vetme në çmim u regjistruan në Sllovaki (-12%), Çeki (-5%) dhe Portugali (-1%).E shprehur në euro, çmimet mesatare të gazit për familjet në gjysmën e dytë të 2021 ishin më të ulëtat në Hungari (3,1 € për 100 kËh), Kroaci (4,0 €) dhe Lituani (4,1 €) dhe më të lartat në Suedi (18,6 €), Danimarkë (12,5 €). ), Holanda (11,0 €) dhe Spanja (10,8 €).