Kompania kineze Xiaomi dhe qeveria amerikane kanë arritur një marrëveshje, sipas të cilës Uashingtoni do ta heqë nga lista e zezë, në të cilën u fut nga administrata e Presidentit Trump në fillim të këtij viti.
Gjiganti kinez i teknologjisë kishte paditur qeverinë amerikane në fillim të këtij viti, pas urdhrit të administratës Trump, që e përcaktonte këtë firmë si një Kompani Ushtarake Kineze Komuniste, e cila do të çonte në një delistim nga shkëmbimet amerikane dhe fshirje nga indekset globale të referimit.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha tani se ka rënë dakord tani që ta heqë nga ky listim kompaninë kineze.
Xiaomi nuk pranoi të komentojë, ndërsa nga qeveria e SHBA u theksua se pavarësisht këtij vendimi, mbetet e shqetësuar për investimet amerikane në kompani të lidhura me ushtrinë kineze, tha Emily Horne, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë.
“Administrata e Biden është thellësisht e shqetësuar për investimet e mundshme amerikane në kompani të lidhura me ushtrinë kineze dhe plotësisht të përkushtuar për të mbajtur presionin ndaj kompanive të tilla”, tha ajo në një deklaratë.