Rriten çmimet e shtëpive, gjermanët dalin në protesta, në Tiranë askush nuk ngrihet

464
Sigal

Në Gjermani është paralajmëruar një tjetër protestë masive kundër rritjes së kostove të strehimit. Paralajmërimi vjen tre ditë pasi qytetet më të mëdha në vend, Berlin, Këln dhe Mynih dolën në shesh kundër rritjes së çmimeve të banesave dhe qirave.

Disa të dhëna sugjerojnë se çmimet e banesave janë dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit. Protestuesit kanë bërë thirrje deri edhe për sekuestrim të banesave nga pronarët e godinave.

Por teksa gjermanët po tregohen të ndjeshëm ndaj kësaj çështje, në Tiranë askush nuk duket i shqetësuar nga rritja galopante e çmimeve të strehimit. Pastrimi i parave të drogës ka bërë që çmimet e shtëpive dhe qiratë në Tiranë të rriten ndjeshëm duke e bërë një nga qytetet më të shtrenjta në botë.

Ja vetëm disa nga titujt e kohëve të fundit nga revista ekonomike Monitor, që do kishin bërë të hidheshin në protesta çdo qytet tjetër normal në botë:

-Tirana më e shtrenjta në botë, blerjen e një shtëpie afër qendrës nuk e përballojnë dot as më të paguarit

-Indeksi i Mercer, Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

-Në 2019 Tirana bëhet më e shtrenjtë, çmimet rriten, paga mesatare ulet

-Tirana, ndër qytetet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë