Reagojnë këshilltarët bashkiak/ Pse heshtin prokuroria dhe organet hetimore për skandalet e kryebashkiakut të Gramshit Klodian Tace

824
Sigal

Llogaridhënia publike: Gramshi meriton më shumë dhe kryebashkiaku  është përfaqësues i klaneve dhe jo socialistëve të  ndershëm

 

 
Pak ditë më parë u botua një letër e hapur e  njërit  prej  këshilltarve  socialistë të qytetit të Gramshit, Fatbardh Çekrezit dërguar  kryesocialistit Rama dhe bashkëqytetarëve të tij të Gramshit. Në letrën e tijë ai ngrinte shqetësimin se ky qytet ku neve sot po banojmë, nuk është ai që u premtuam votuesve tanë, pasi Gramshi i vërtetë nuk është ai që kryebashkiaku po menaxhon, drejton dhe reklamon në rrjetet sociale, nëpërmjet marketingut që bën. Gramshi i vërtetë është ky ku jemi, mes varfërisë, dyerve që përplasen në fytyrë, moszgjidhje të halleve, papunësisë dhe emigrimit masiv të djemve dhe vajzave të qytetit tonë. Tenderat janë kthyer në objekt pasurimi për një klan të caktuar, dhe paratë e taksave të banorëve të Gramshit, por edhe ato të dhëna për qytetin nga qeveria dhe kryeministri Rama po shpërdorohen dhe kërkojnë hetim të menjihershëm  nga institucionet shtetërore, prokuroria dhe organet e hetimit. Në vijimësi po pasqyrojmë një tjetër shqetësim të bërë publik nga këshilltari i pranishëm në mbledhjen e fundit të datës 28 gusht 2020. Ja komunikimi i plotë për publikun dhe drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste: “Sot më datë 28 08 2020 ora 10°° në sallën e mbledhjeve u mbajt takimi i radhës së Këshillit  Bashkiak  Gramsh.  Duke u mbështetur në nenin 23 pika 1 të Kushtetutes, Ligjin nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen Vendore” neni 17 pika 1 dhe Ligji nr. 119/2014 për “Drejtën e Informimit”, doja t’ju vë në djieni për rendin e ditës si më poshtë:

1-Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Gusht nga fondi 6 %! Kjo pikë u  miratua me unanimitet.
2-Informacion mbi realizimin faktik të buxhetit për 7-mujorin e parë të 2020-ës! Për këtë pikë unë ngrita shqetësimin e shkeljes në mënyrë flagrante nga Kryetari i Bashkisë Klodian Taçe   i cili ka për detyrim ligjor të RAPORTOJË  përpara Këshillit Bashkiak për gjendjen Ekonomike-Financiare sipas afateve ligjore. Konkretisht janë shkelur ligjet si vijon:
i) ligji nr. 139/2015 neni 44
ii) ligji nr. 68/2017 neni 44 pika 4,neni 48 pika 1
iii) ligji nr. 139/2015 neni 54 shkronja “e”
Ndodhur në këto kushte të paprecedenta, ku nuk raportohet në Këshill si detyrim ligjor mbi shpenzimet, të ardhurat, zbatimin e buxhetit, kemi të bëjmë me cënim të rëndë  të ligjit ku Këshilli Bashkiak duhet të dërgojë një Rezolutë Ministrisë së Ekonomisë e Financave (MEF) në marrjen e sanksioneve  administrative ndaj Bashkisë  dhe Kryetarit të saj.
Të nderuar bashkëqytetarë! Bashkia e ka për detyrim ligjor të raportojë përpara këshillit nëpërmjet kryetarit, apo drejtorisë përkatëse, sepse ligji ka përcaktuar që Këshilli Bashkiak ka rol që mbikqyr Kontrollin e Brendshëm të Bashkisë. Por duke qenë para fakteve që abuzimet që nga investimet e rrugëve, ku mjetet janë përqëndruar vetëm në një njësi Administrative, atë të Kukurit, ku me mjetet e naftën kryen shërbime  private (ankesa nga banorët e zonës), e njësitë e tjera Administrative  si Tunja, Sulti, Poroçani etj. në harresë!

Ku qyteti i zaptuar me tym e i ndotur nga mos spërkatja me ujë duke paralizuar shumë shtëpi e biznese gjatë unazës! Blihen mjete me shuma (200 milionë), dhe nuk ka transparencë fare mbi procedurat e ndjekura dhe për gjendjen reale të tyre! Qyteti i mbuluar gërmadhë nga mos pastrimi i mbetjeve urbane me kazanë e lagje në kaos!
Të gjitha këto si përgjigje ndaj këshilltarit dhe përpara këshilltarëve u mor një reagim i padenjë nga kryetari bashkisë me një gjuhë presioni,intimidimi dhe shantazhi! Kjo është e papranueshme ku nuk japin dot një argument, nuk zbatojnë ligjin, nuk kanë njohuri e paraqiten të papërgatitur përpara këshillit si kryetar bashkie e me stafin e tij!
Duke shkelur ligjin si me kompetencat e këshillit, por edhe me organizimin e tij duke ndërhyrë edhe në institucione të tjera! Nuk na vihen në dispozicion Raportet ku konstatohen shkelje të rënda nga administrata mbi emërimet e Personelit të gjetura nga DAP apo raportet e tjera nga Komisionerët apo KLSH!
Asnjë masë e marrë nga bashkia për sistemin arsimor ku ndodhur në kushte pandemie shkollat fillore, (fillojnë mesimin në 31 Gusht) në gjendje skandaloze si Fshat/Gramsh, Grazhdan etj, pa u dizinfektuar e pa ujë duke rrezikuar sigurinë dhe shëndetin e nxënësve!