Qeveria kërkon të marrë 62 mln euro borxh për Inceneratorët

Që prej 2016-s qeveria i ka paguar rregullisht koncesionarit milliona euro për realizimin e inceneratorit të Fierit. Kjo vepër parashikohej të zgjidhte problemin e trajtimit të mbetjeve të qytetit që prodhon mbi 60 mijë ton mbetje. Por ajo që ka “prodhuar” deri sot koncesioni për ndërtimin e inceneratorit, janë degradimi i mjedisit.Sakaq  qeveria shqiptare ka marrë 50 milionë euro hua nga banka gjermane KfË për menaxhimin e mbetjeve të ngurta duke argumentuar se nevojat për financim janë shumë të larta dhe nuk mund të përballohen vetëm nga buxheti.

E njëjta marrëveshje parashikon një kontribut financimi për masa të nevojshme shoqëruese deri në vlerën 5 pesë milionë euro, për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit të sipërpërmendur, si dhe një kontribut financimi në vlerë të përgjithshme deri në 6. 9 milionë euro, i cili do të përdoret për investimin.

Sigal

Në relacionin që shoqëron marrëveshjen mes bankës dhe qeverisë thuhet se këto para do të plotësojnë nevojat për financim në menaxhimin e mbetjeve në vitet e ardhshme. Në draftin e masterplanit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, i cili është hartuar nga MIE me mbështetjen financiare të KfË-së, është parashikuar nevoja për financimin e infrastrukturës rajonale dhe lokale për 15 vitet e ardhshme në vlerën 463.5 mln euro, si dhe kosto operative rajonale dhe lokale në vlerën prej rreth 114 mln euro /vit.

“Për tre vitet e ardhshme, në buxhetin e MIE-s, janë planifikuar rreth 20 mln euro/vit, për infrastrukturën rajonale. Nga buxheti i shtetit dhe donatorët, për infrastrukturën e sektorit të mbetjeve, parashikohen rreth 20 milionë euro/vit, vlerë e cila është e pamjaftueshme në krahasim me nevojat e sektorit” thuhet në relacion.

I njëjti sjell në vëmendje se menaxhimi i mbetjeve është në nivel shumë të ulët dhe riciklimi ende në nivele minimale. Lidhur me vend depozitimet nënvizohet se shumica prej tyre janë jashtë kushteve teknike dhe mjedisore me përjashtim të Sharrës (Tiranë), Bushatit (Shkodër), Bakaj-t (Sarandë) dhe Maliqit, të cilat janë ndërtuar duke plotësuar kushtet teknike e mjedisore.

Relacioni përmend edhe inceneratorët ku për Elbasanin thuhet se tashmë është në funksion ndërsa ai i Tiranës dhe Fierit janë në ndërtim.

Qeveria pranon se infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve (kosha, automjete), është tepër e amortizuar. Praktikat aktuale të menaxhimit të mbeturinave në Shqipëri mbartin rreziqe për shëndetin publik.

Paratë që po sigurohen nga marrëveshja me bankën gjermane do të kalojnë në programin Mbetje Urbane të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është parashikuar në programin buxhetor afatmesëm 2021-2023