Pas rivlersimit, fillon penalizimi për banesat dhe shërbimet

43
Sigal

Sa më e madhe vlera, aq më i lartë detyrimi. Shteti nxori ligjin për rivlersimin e banesave dhe ndërtimeve në masën 2% të vlerës së shtuar. Kjo bëri që të gjithë të rrisin vlerën me koston aktuale, por tashmë që bizneset dhe familjarët do fillojnë të paguajnë taksën e pronës, ajo do llogaritet jo mbi sipërfaqen por mbi vlerën e blerjes përfundimtare

 Sa më e madhe vlera, aq më i lartë detyrimi

Projektligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme parashikon ndryshime dhe sa i takon detyrimit që kanë njësitë e shërbimit.  Nivelet e propozuara të taksës për ndërtesat kategori tregtare variojnë nga 0.15 % – 0.25 %.  Scan ka siguruar shembujt konkretë të ndërmarrë nga Ministria e Financave, për të kuptuar më mirë se sa do të jenë taksat për qytetarët që kanë në pronësi një ambient tregtar.

Konkretisht, për kategorinë  e pronës dyqan në Tiranë, me një vlerë 300 milionë lekë dhe sipërfaqe 50 m2, shkalla e taksës aktuale është 0.2 %, taksa vjetore që paguhet aktualisht është 30 mijë lekë, ndërsa me nivelet e propozuara, detyrimi për tu paguar varion nga 22.500 lekë – 37.500 lekë, me një rritje maksimale që regjistrohet në  7500 lekë.

Për kategorinë e pronës dyqan në Vlorë, me një vlerë 150 milionë lekë dhe sipërfaqe 50 m2, shkalla e taksës aktuale është 0.2 %, taksa vjetore që paguhet aktualisht është 15 mijë lekë, ndërsa me nivelet e propozuara, detyrimi për tu paguar varion nga 11.250 lekë – 18.750 lekë, me një rritje maksimale që regjistrohet në  3750 lekë.

Për kategorinë e pronës dyqan në qytetin e Fierit me një vlerë 100 milionë lekë dhe sipërfaqe 50 m2, shkalla e taksës aktuale është 0,2 %, taksa vjetore që paguhet aktualisht është 10 mijë lekë, ndërsa me nivelet e propozuara, detyrimi për tu paguar varion nga 7500 lekë – 12.500 lekë, me një rritje maksimale që regjistrohet në  2500  lekë.

Pra e thënën ndryshe, sa më e ulët të jetë vlera e një prone, aq më e ulët është taksa që paguhet mbi njësi. Duke qenë se  në kryeqytet vlera e pronës është më e lartë, detyrimet do të jenë më të “kripura”, ndërsa në bashki të tjera do të paguhet më pak.

2—– Formula,shembuj të zbritjes për shtëpinë e parë sipas vlerës

Projektligji për taksimin e pasurive të paluajtshme po avancon edhe më tej për t’u bërë gati për miratim.  Nëse niveli i taksës së aplikuar për ndërtesat me ligjin aktual është 0.05 %, propozimi i bërë është që kjo taksë të variojë nga 0.1 % -0.2%. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme dhe për banesën e parë, qytetarët përfitojnë zbritje. Por konkretisht sa do të jetë kjo vlerë?   ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave për të dhënë një pasqyrë më të qartë se sa do të paguajnë qytetarët shqiptarë.

Kështu,  për një apartament 72 m2 në Tiranë me vlerë 100 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3.6 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 3600 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 4320 lekë. Diferenca llogaritet në +18 për qind.

Ndërsa për një banesë po ë Tiranë, me sipërfaqe 100 m2 dhe  vlerë 150 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 4.5 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 7500 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 12.600 lekë. Me një kapërcim që llogaritet në 50 %.

Sipas formulës, taksa ndryshon në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së pronës, ku sa më lartë vlera, aq më shumë duhet të paguajnë qytetaret.

Nëse do të marrim shembullin e një banese në Vlorë, me sipërfaqe 110 m2 dhe vlerë 90 milionë lekë, zbritja e zbatueshme llogaritet në 3 milionë lekë, shkalla e taksës 0.12 %, taksa për tu paguar aktualisht 4950 lekë, taksa për tu paguar në të ardhmen 8280 lekë. rritja kalkulohet në 50 %.  Për një apartament me vlerë 62 milionë lekë po në këtë njësi, taksa që do të paguhet do të jetë 18 për qind më e lartë, ose rreth 20.46 lekë.

Qytetarët në bashki ku vlera e pronës është më e ulët do të paguajnë më pak. Si për shembull në Memaliaj, taksa do të variojë nga 576 lekë në 2 mijë lekë, për apartamente nga 60 m2 – 120 m 2.  Taksa për  banesat pritet të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2026.