Paralajmërohen bizneset që shkelin afatet e kontratave kur fitojnë tenderin

562
Sigal

Agjencia e Prokurimit Publik, Drejtoria Juridike dhe e Verifikimit , përmes një njoftimi të fundit i ka bërë thirrje të gjithë operatorëve kontraktues të respektojnë afatin 60 ditor për nënshkrirnin e kontratës, pas shpalljes së fituesit në një procedurë prokurimi. Sipas APP, bizneset e kanë detyrim të parashikuar në nenin 21, pika 3 të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Per miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, ku përcaktohet se: “Autoriteti kontraktor do të ftojë operatorin ekonomik të shpallur fitues që të lidhë kontratën menjëhere pas publikimit të njoftitnit të fituesit, por në çdo rast jo më vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e këtij publikimi. Operatari ekonomik i shpallur fitues është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës së autoritetit kontraktor për lidhjen e kontratës brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës”. Më tej, APP sqaron se, afati 60 ditor është i vlefshëm, vetëm për autoritetet kontraktore dhe jo për operatorët ekonomikë. Në çdo rast, operatori ekonomik i shpallur fitues, është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës së autoritetit kontraktor për lidhjen e kontratës brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së kerkeses. Në rast se, operatori ekonomik nuk paraqitet brenda afatit 5 ditor të njoftimit për nënshkrimin e kontratës, autoritetet kontraktore, mund të veprojnë sipas parashikimeve të nenit 58 të LPP, pika 5, me operatorin vijues në listën e ofertave të përzgjedhura, përfundon APP. Ky është njoftimi dytë brenda pak muajsh që APP i ‘tërheq vëmendjen’ operatorëve lidhur me procedurat zyrtare. Pak javë më parë, APP njofton se ka konstatuar mangësi të ndryshme të autoriteteve në zbatimin e ligjit të prokurimeve publike, si dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. APP, në të gjitha procedurat e monitoruara, ka konstatuar mungesën e argumentimit të specifikimeve teknike dhe kritereve të veçanta të kualifikimit të përcaktuara nga autoritetet kontraktore në ftesën për ofertë.