Paaftësia e korrupsioni i institucioneve, cënojnë sigurinë ushqimore

494
Sigal

Konfindustria, pro ashpërsimit të ligjit për abuzimet me ushqimet

“Paaftësia dhe korrupsioni i agjencive shtetërore po cenon sigurinë ushqimore”

Konfindustria, ka reaguar, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të administratorit të saj, Gjergj Buxhuku, në lidhje me nismën ligjore që parashikon ashpërsimin e ndëshkimeve për ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore (deri në 10 vite burg për shkelësit), të depozituar në Kuvend. Konfindustria ka shprehur mbështetjen për nismën, por kërkon marrjen e masave shoqëruese për zbatimin e tij efektiv nga agjencitë shtetërore. Në rast të kundërt, sipas Konfindustrisë, rrezikohet jo vetëm qëllimi i nismës ligjore, por krijon kushte për rritjen e shkallës së korrupsionit, goditjen e bujqësisë, industrisë agroushqimore dhe turizmit, biznesit të ndershëm dhe humbjen e mëtejshme e besimit të konsumatorëve me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare. “Konfindustria vlerëson, se shkak kryesor për sigurinë ushqimore të rrezikuar në tregun shqiptar është paaftësia, subjektivizmi, korrupsioni i agjencive shtetërore të fushës. Sipas të dhënave në mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, shumë prej të cilëve edhe partnerë të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë, janë të pranishme dhe funksionojnë rrjete të organizuara kriminale, që riqarkullojnë dhe eksportojnë produkte bujqësore dhe ushqimore në vlera prej qindra miliarda euro në vende të treta në shkelje të plotë të standardeve të sigurisë.”