J. Lo dhe Alex Rodriguez drejt altarit? Ja e vërteta…

458
Sigal

Në 9 mars të këtij viti çifti Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u lidhën në fejesë. Ish-sportisti i bëri këngëtares një propozim mjaft të ëmbël në perëndimin e diellit në Bahamas.

Pas këtij momenti çifti ka qenë edhe më i bashkuar dhe në çdo dalje janë shfaqur më të dashuruar se kurrë.

Aq sa në rrjet kanë nisur spekulimet se së shpejti dyshja do të lidhet në martesë. Për t’i forcuar edhe më shumë këto dyshime ka mjaftuar një foto e këngëtares dhe aktores së njohur në Twitter.

Ajo shfaqet me balerinët e saj dhe krahas tyre dallohet në sfond një fustan i bardhë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë pikërisht për fustanin e dasmës apo për veshjen që J.LO po përgatit për eventin Met Gala, që pritet të zhvillohet këtë mbrëmje.