OSHEE drejt falimentit, borxhet arrijnë 768 mln. USD

254
Sigal

Rritet në mënyrë të frikshme borxhi i institucioneve buxhetore ndaj OSHEE. Gjatë 4 mujorit të fundit që lidhet edhe me fushatën elektorale faturat e papaguara nga shteti pësuan rritje  dhe vlera totale e borxhit arrin në 768 miliard lekë, ose e barabartë me fitimin e 5 viteve. 

Borxhi që konsumatorët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara, u rrit gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare, në total shuma e faturave të palikuiduara arriti në 768 mld lekë, nga 756 mld lekë, që ishte deri në fund të vitit 2020. Pamundësia për të paguar faturat e energjisë elektrike, vihet re për kategoritë e konsumatorëve familjarë, por edhe tek institucionet buxhetore e ato jobuxhetore, ku bëjnë pjesë ujësjellësit apo klubet sportive.

Por, rritja më e lartë është shënuar pikërisht tek institucionet buxhetore, të cilët regjistrojnë një shumë totale prej 4.332 mld lekë fatura të pashlyera ndaj OSHEE-së, nga 4.104 mld lekë që ky borxh regjistrohej deri në fund të vitit 2020. Rritje ka shënuar edhe borxhi i institucioneve jobuxhetore, ku vlera e papaguar deri në fund të prillit të këtij viti është 14.639 mld lekë, nga 13.641 mld lekë, që ishte deri në fund të vitit 2020.

Ndërkaq, klientët familjarë dhe ata privatë kanë një tendencë të lehtë uljeje të debisë së palikuiduar. Në total familjarët regjistrojnë 46.750 mld lekë fatuara të papaguara nga 46.765 mld lekë që ishte në fund të vitit. Ndërkohë që, për klientët privatë është shënuar një rënie e debisë me 3 mln lekë. Arkëtimet nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rezultojnë në 92%, thuajse në të njëjtët nivele si e njëjta periudhë e një viti më parë, ku për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, për këtë periudhë, u pagua 91.2% e faturave të gjeneruara.